Kovaçevski: Kemi moment të ri politik, JO u bë PO

Kryeministri i Maqedonisë së Verut, Dimitar Kovaçevski, duke komentuar qëndrimin e fundit nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, për  pranimin e ndryshimeve  kushtetuese ka deklaruar se nga Jo qëndrimi i tyre është ndryshuar në  Po.

I pari i qeverisë tha se tani kemi një moment të ri në skenën politike në vend dhe një retorikë e re, krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar deri më tani, për pranimin e ndryshimeve kushtetuese nga Mickoski dhe ndryshimi i qëndrimit është bërë për të mirë  të vendit dhe Kovaçevski tha se ka mirëpritur këtë vendim.

“LSDM udhëheq konceptin e një Maqedonie evropiane dhe punon për të arritur një qëllim tjetër strategjik kombëtar dhe shtetëror të vendosur që nga pavarësia: anëtarësimin në BE deri në vitin 2030. Ne kemi një mundësi historike dhe mbështetje të fortë nga partnerët tanë strategjikë BE dhe SHBA dhe tani është koha për hapin e fundit, për të vazhduar rrugën evropiane. Ne gjithashtu i dhamë dorën opozitës për dialog dhe një shans për t’u bashkuar. Dhe tani kemi një moment të ri në skenën politike në vend dhe një retorikë të re, krejtësisht ndryshe nga ajo që kemi dëgjuar vitin e kaluar”, ka thënë Kovaçevski.

Dimitar Kovaçevski tha se nuk është problem që pjesë të popullit bullgar të hyjnë në Kushtetutë. Ai tha se JO u bë PO, pasi sipas tij,  PO-ja është gjithmonë më e fortë se JO-ja. /Shenja


Shtuar 11.06.2023 14:38