Më 28.10.2026, nga ora 09:00 deri në 14:00, Sektori për Çështje të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi kontroll ndaj automjeteve transportuese në të gjithë territorin e vendit, njoftoi MPB Maqedoni.
Aksioni synonte evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që kanë të bëjnë me mbingarkimin, vendosjen ose sigurimin e gabuar të ngarkesës, gjendjen teknike të automjeteve dhe transportin e personave. U kontrolluan gjithashtu automjetet që dalin në rrugë nga sipërfaqe të paasfaltuara, kantiere ndërtimi e vende të ngjashme dhe mund të shpërndajnë baltë në rrugë.
None found
Sipas MPB-së, gjatë aksionit u kontrolluan 781 automjete dhe 92 prej tyre u dërguan për kontroll teknik. Në total u konstatuan 101 parregullsi, për shkak të të cilave 25 automjete u nxorën nga qarkullimi. U evidentuan po ashtu tri raste të veprës penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Përveç këtyre, autoritetet konstatuan 219 kundërvajtje të tjera. Për të gjitha shkeljet u morën masat përkatëse, në pajtim me dispozitat ligjore, bëri të ditur MPB.
Ministria njoftoi se do të vijojë aksionet e kontrollit rrugor dhe u kërkoi shoferëve e transportuesve të respektojnë ligjin, të kujdesen për gjendjen teknike të mjeteve dhe ta vendosin e sigurojnë ngarkesën siç duhet.
Goditja e Ernest Muçit nga distancaKa nisur pjesa e dytë e ndeshjes Trabzonspor – Eyupspor, e “gozhduar” me shifrat 1…
Pas tri ditë aktivitetesh, sot u përmbyll me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”. Kjo garë u mbajt për…
Gjermania po përshpejton modernizimin e ushtrisë dhe po përgatitet për skenarët e luftës së së ardhmes. [...]Read More...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…
Xhudistët e rinj të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…
Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…