maqedoni

Kocevski mer mendim pozitiv për “kryeprokuror”, për Raiçeviq mendim negativ, Fetait nuk i pranohet kandidatura!?

Këshilli i prokurorëve publikë sot mban seancën e 94-të, në rend dite të së cilës është dhënia e mendimit për kandidatët e paraqitur në Shpalljen për emërime të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në konkursin për prokuror publik të ri shtetëror kanë aplikuar tre kandidatë – Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Lupço Kocevski nga Prokuroria Publike e RMV.

Siç merr vesh Agjencia e Lajmeve Zhurnal, në garë si kandidat më serioz ka mbetur prokurori Lupço Kocevski. Sipas informatave tona, ai është i vetmi që ka marë mendim pozitiv nga Këhsilli i Prokurorëve, për Lidija Raiçeviq është dhënë mendim negativ, kurse prokurores Fatime Fetai i janë kërkuar dokumentacione për njohje të maqedonishtes, aftësi afariste dhe aftësi psikofizike.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për Zhurnal, Fetai ka vlerësuar se këto kërkesa janë të palogjikshme. “Njohja e gjuhës maqedonase dhe aftësia afariste nënkuptohen, përndryshe si mundet dikush të jetë prokuror publik. Nëse për këto dy çështje Këshilli vlerëson se duhet të dëshmohen me dokument të posaçëm, atëherë asnjëra prej dokumentacioneve të dorëzuara deri tani nuk është e kompletuar, sepse askush nuk ka dorëzuar vërtetim për njohjen e gjuhs maqedonase, për shembull. Nga ana tjetër, aftësia afariste është një nga kushtet e përgjithshme i paraparë për çdo prokuror publik e jo vetëm për Prokurorin Publik të RMV-së. Prandaj do të ishte e dëshiruar që nëse veçmë Këshilli i prokurorëve Publikë mban qëndrim si ai që paraqiti sot, të përgjigjet se sa prej prokurorëve publikë të zgjedhur në vend, në të kaluarën dhe tani, kanë dorëzuar vërtetim për të dëshmuar se kanë aftësi afariste”, tha Fetai, duke shtuar se edhe vëvrtetimi për aftësi psiko-fizike është një nga kushtet bazë për të ushtruar detyrën e prokurores, e jo vetëm “kryeprokurores”.

Ndryshe, Këshilli i PP-së, konform afateve ligjore, duhet t’i japë Qeverisë mendim pozitiv ose negativ në afat prej 15 ditësh, pas së cilës Qeveria i propozon Kuvendit njërin nga kandidatët që ka marrë mendim pozitiv. Kuvendi shpalli njoftimin më 29 nëntor të këtij viti, pasi deputetët e votuan vendimin për emërimin e prokurorit të ri publik. Mandati i prokurorit aktual të shtetit Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor, ndërsa Këshilli i PP në seancën e javës së kaluar e zgjodhi prokuroren Sonja Simovska nga Prokuroria shtetërore publike për ushtruese të detyrës deri në zgjedhjen e kryetarit ose kryetares me mandat të plotë.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut mund të emërohet personi i cili ka përvojë të pandërprerë të punës së paku dhjetë vjet si prokuror publik ose si gjyqtar në fushën e së drejtës penale Prokurorin publik e emëron Kuvendi, me propozim të Qeverisë, me mandat gjashtë vjeçar dhe me të drejtë riemërimi. Për punën e tij dhe të Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit. Prokurori i fundit i shtetit, Jovevski, u emërua më 25 dhjetor të vitit 2017, duke pasuar Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të po atij viti. /Zhurnal

të fundit

Nuk punojnë për mua”/ Trump paralajmëron shkarkimin e konsulentëve, përfshirë atë që ndihmoi Berishën në zgjedhje

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas raportimeve se dy prej këshilltarëve të tij politikë, Chris LaCivita dhe James Blair,…

1 second ago

Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

6 minutes ago

Kapet me 203 km/h në autostradën Shkup–Shën Nikollë, shoferi përballet me masa ligjore

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

7 minutes ago

Përplaset nga automjeti në Korçë, 18-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka…

12 minutes ago

Zjarr i madh në Haspiraj të Peqinit, digjen shkurre, pyll dhe ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj…

13 minutes ago

Afrim Gashi welcomes Ambassador Alper Aktash: Relations between North Macedonia and Turkey are based on friendship and traditional partnership

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë…

15 minutes ago