Categories: maqedoni

Përfundon afati për kreun e PNKOK-së në Maqedoni, konfirmohen pesë kandidatë

Ka përfunduar afati për paraqitjen e kandidaturave për pasardhësin e Islam Abazit në krye të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës së sotme do të pranohen edhe aplikimet e dërguara nëpërmjet postës.

Këshilli i Prokurorëve Publikë deri tani ka pranuar pesë kandidatura. Për këtë post garojnë prokurorët e Prokurorisë së Lartë, Jovan Cvetanoski dhe Trajce Pelivanov, prokurorja e Prokurorisë Publike të Shkupit, Lidija Raiçeviq, si dhe prokurorët e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit, Iskra Haxhi Vasilleva dhe Faton Azizi.

Mandati i Abazit përfundon më 8 nëntor, ndërsa ai ka bërë të ditur se nuk do të kërkojë një mandat të dytë.

Prokurorët do të votojnë drejtpërdrejt më 28 tetor për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit./Telegrafi/

të fundit

Kroos zbulon kë do të votonte për Topin e Artë: Kvaratskhelia, jo Kane, Mbappe apo Yamal

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe i Gjermanisë, Toni Kroos, ka komentuar rezultatet e ceremonisë së Topit të Artë, duke vlerësuar…

9 seconds ago

Gjykata në Pejë cakton një muaj paraburgim për Jeton Sylajn

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj i ishte drejtuar edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës pak ditë para vrasjes

Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur…

3 minutes ago

Qeveria miraton disa projektligje dhe propozon 15 anëtarë për Këshillin Kombëtar të Shkencës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e…

12 minutes ago

LSDM i bën thirrje Prokurorisë të hetojë pretendimet për transferimin e “parave të zeza” nga Serbia në Maqedoni

LSDM sot ka kërkuar që Prokruria të ngrit hetim ndaj pretendimeve se Aleksandar Vuçiq po transferon parat e tij në…

16 minutes ago

Inspection at the Chair market: Customs seizes 135 kilograms of tobacco and 30 liters of alcohol

Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…

16 minutes ago