Categories: maqedoni

Klekovski: Gropat septike dhe ujërat e ndenjura, rrezik i madh për përhapjen e virusit të Etheve të Nilit Perëndimor

Dezinfektimi i gropave septike është një nga masat individuale që mund të ndërmarrin banorët e zonave ku është shpallur epidemi e Etheve të Nilit Perëndimor, rekomanduan sot autoritetet shëndetësore. Në Maqedoni aktualisht nuk ka tableta për këtë procedurë, por ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, tha se institucionet do të angazhohen për t’i bërë ato të disponueshme edhe në vend.

Të lidhura

None found

Klekovski sqaroi se bëhet fjalë për tableta me bacile, të cilat përdoren për dezinfektimin e gropave septike dhe janë të disponueshme në Greqi. Sipas tij, sigurimi i tyre për qytetarët do të shërbente si masë individuale mbrojtëse.

Gropat septike, ujërat e ndenjura dhe pjesët e vdekura të lumenjve janë cilësuar si burime me rrezik të lartë për përhapjen e virusit. Në listën e zonave problematike janë përfshirë kanalet e ujitjes në Fushën e Shkupit, gropat e mbushura me ujë, si dhe kanalet në Radishan, Butel, Idrizovë, Stajkovc, Singeliq, Gazi Babë, Ilinden, Draçevë, Batincë dhe Studeniçan.

Ministri përmendi gjithashtu varrezat, ku uji mund të grumbullohet në vazo, dhe deponitë e gomave të vjetra, që krijojnë kushte të përshtatshme për shumimin e mushkonjave. Rrezik mund të shkaktojnë edhe burime të vogla të ujit të ndenjur, si hidrantët e dëmtuar, saksitë me ujë dhe fuçitë ku mblidhet uji i shiut.

Në Shkup janë evidentuar gjithsej 34 zona të rrezikshme. Prej tyre, 13 janë klasifikuar si zona me rrezik të lartë dhe janë vendosur në prioritet për spërkatje kundër mushkonjave. Një pjesë e këtyre zonave tashmë është trajtuar, ndërsa procesi do të vijojë edhe në territoret me nivel më të ulët rreziku. Klekovski theksoi se preparatet e përdorura janë të sigurta dhe të verifikuara, në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Deri tani janë konfirmuar 43 raste të Etheve të Nilit Perëndimor. Për herë të parë raste janë regjistruar edhe në komunat Çair dhe Qendër, ku nuk është shpallur epidemi. Për të shtuar masat mbrojtëse, po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të informimit të qytetarëve mbi 60 vjeç përmes mesazheve SMS.

të fundit

Court Rules Former Abercrombie CEO Fit to Stand Trial Despite Health Problems

Ish-drejtori ekzekutiv i Abercrombie & Fitch, Mike Jeffries, është shpallur i aftë për t’u gjykuar nga një gjykatë federale në…

13 seconds ago

Protest Enters Its 83rd Day as Citizens Gather in Skanderbeg Square and Demand Rama’s Resignation

Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Prej 83 ditësh protestojnë kundër qeverisë dhe kastës politike. Ata shprehen të…

34 seconds ago

Rama gathers ministers and Socialist leaders in Pogradec ahead of the Socialist Party Assembly

Me afrimin e fundit të gushtit, Partia Socialiste, e cila po drejton vendin në mandatin e katërt, po hyn në…

1 minute ago

Russian Drone Strikes on Shopping Center in Ukraine Leave Six Dead and 91 Injured, Including Children

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 91 të tjerë janë plagosur, mes tyre gjashtë fëmijë, pas dy sulmeve…

2 minutes ago

Gjykata e shpall të aftë për gjyq ish-CEO-n e Abercrombie, pavarësisht problemeve shëndetësore

Ish-drejtori ekzekutiv i Abercrombie & Fitch, Mike Jeffries, është shpallur i aftë për t’u gjykuar nga një gjykatë federale në…

11 minutes ago

FC Rinia, përmes futsallit ndërton ura mes komuniteteve pakicë

Nga Fushë Kosova në Ligën e Parë të futsallit, FC Rinia është një klub i veçantë, i ndërtuar nga të…

17 minutes ago