Categories: maqedoni

Virusi i Nilit Perëndimor përhapet më tej: 43 raste te njerëzit dhe rasti i parë te një korb i ngordhur në Shkup

Në Maqedoninë e Veriut, numri i rasteve të regjistruara me ethet e Nilit Perëndimor ka arritur në 43, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. Prej tyre, 40 janë vërtetuar përmes analizave laboratorike, ndërsa te tre persona të tjerë virusi është identifikuar vetëm me një test.

Të lidhura

None found

Prania e etheve të Nilit Perëndimor është evidentuar për herë të parë edhe në territorin e komunave të Shkupit, Qendër dhe Çair.

Një zhvillim tjetër i paregjistruar më herët është konfirmimi i virusit te një korb i ngordhur, i cili u gjet në Shkup. Bëhet fjalë për rastin e parë të dokumentuar të një shpendi pozitiv me virusin e Nilit Perëndimor.

Gjatë periudhës së fundit, institucionet përgjegjëse kanë pranuar disa njoftime për shpendë të ngordhur. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i grumbullon ata dhe më pas i dërgon për ekzaminime të mëtejshme.

Sipas Klekovskit, autoritetet shëndetësore kanë përfunduar tashmë hartëzimin e hapësirave ku mundësia e përhapjes së virusit konsiderohet më e lartë.

“Kufijtë mes komunave nuk përbëjnë pengesë për mushkonjat, të cilat mund të përshkojnë një deri në dy kilometra. Në këtë moment po trajtojmë 34 zona rreziku dhe 13 prej tyre janë klasifikuar me rrezik të lartë”, deklaroi Klekovski.

Ai sqaroi se rreziku është më i vogël në lumenjtë rrjedhës ku ka peshq, pasi ata ushqehen me larvat e mushkonjave. Situata paraqitet dukshëm më problematike në ujërat e ndenjura, sidomos në hapësirat me mbeturina dhe me kushte që favorizojnë shumimin e mushkonjave.

Si zona me rrezik më të madh janë përcaktuar kanalet e ujitjes në Fushën e Shkupit, gërmimet e ndryshme ku është grumbulluar ujë, si dhe pjesët e ndenjura të lumenjve dhe të ashtuquajturat krahë të vdekur.

Në listën e pikave kritike përfshihen hapësirat përgjatë Seravës në pjesë të Haraçinës dhe Butelit, kanalet në Jurumleri, si edhe ato që ndodhen në Draçevë, Batinci dhe Studeniçan.

Autoritetet kanë konstatuar rrezik të shtuar edhe në afërsi të varrezave dhe gropave septike, ku krijohen kushte të përshtatshme për grumbullimin e ujit dhe riprodhimin e mushkonjave./Telegrafi/

të fundit

Pacolli: Support for waste reduction and recycling will continue

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, së bashku me ministren e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka marrë pjesë në…

9 seconds ago

Shala: The president has 8 days to promulgate the law on the Specialist Court or return it to the Assembly

Avokati, Hasan Shala ka folur për procedurat që duhet të ndiqen nga presidentja lidhur me dekretimin e ligjit për Specialen,…

34 seconds ago

VIDEO/ Bloodied students inside a police van, Kapri tells officers: You will be held responsible!

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Ministrisë…

1 minute ago

VIDEO/ Police punch and kick fallen protester, then take him into custody

Protestuesi në tokë, goditet me shkelma nga policët dhe shoqërohet nga efektivët Një tjetër protestues është shoqëruar nga policia. Por…

2 minutes ago

Photo news/ Students “set” Tirana on fire—here are scenes from the protest

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit e cila ka nisur në ora 14:00 vazhdon edhe në orën e 7-të,…

2 minutes ago

Photo news: Tensions and clashes in Tirana as students confront police and continue protesting against the government

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit vijon prej disa orësh, ndërsa situata është tensionuar me përplasje mes protestuesve dhe…

2 minutes ago