Categories: maqedoni

RMV: 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor, dy pacientë në gjendje të rëndë

Në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar deri tani 55 raste të etheve të Nilit Perëndimor. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, bëri të ditur në konferencën e sotme për shtyp se 53 prej tyre janë konfirmuar, ndërsa 52 pacientë ndodhen të shtruar në spital.

Të lidhura

None found

Gjatë javës së fundit janë raportuar pesë raste, dy prej të cilave ende nuk janë konfirmuar. Kjo shënon një ulje krahasuar me tri javët pararendëse, kur numri lëvizte nga 9 deri në 11 raste. Ndërkohë, është vërejtur edhe një ndryshim në shpërndarjen gjeografike të rasteve në Shkup: rastet e fundit janë regjistruar në zonat veriore dhe verilindore të qytetit, ndërsa më herët përqendrimi kryesor ishte në pjesën jugore.

Sipas Klekovskit, aktualisht në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile janë të shtruar 19 pacientë. Prej tyre, 17 raste janë konfirmuar dhe dy mbeten të pakonfirmuara.

Shkalla e vdekshmërisë deri tani është 11.5 përqind, ndërsa trajtimi zgjat mesatarisht 14 ditë. Qëndrimi më i gjatë në trajtim ka qenë 29 ditë, kurse pacienti i parë është shkarkuar pas tetë ditësh.

Ministri shtoi se numri më i lartë i pacientëve të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive u regjistrua më 12 gusht, me 24 raste. Aktualisht, sipas kësaj ndarjeje, numri është 18.

të fundit

Trepça synon fitoren e katërt në përballjen me Trierin

Sot, por nga ora 20:00 në kuadër të kësaj gare, luan edhe kampionia e Kosovës, Trepça që është pjesë e…

6 seconds ago

U sulmua nga kafshët e egra apo e ekzekutuan? Gjendet i pa shenja jete 53-vjeçari në malin e Bulqizës, ja çfarë u konstatua në trup

Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar…

14 seconds ago

Tre republikanë fitojnë garat në Florida dhe sigurojnë mandatet në Dhomën e Përfaqësuesve

Tre republikanët greko-amerikanë nga Florida, Gus Bilirakis, Mike Charidopoulos dhe Jimmy Patronis, kanë siguruar rizgjedhjen në Dhomën e Përfaqësuesve të…

15 seconds ago

After Democrats’ success in the midterm elections, Obama says Americans want unity, not division

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…

16 seconds ago

Bashkimi luan në Turqi ndaj Bioteknos

Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.…

23 seconds ago

Suspected explosive device detonates in a garage in Lezhë, first details emerge

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës. Ngjarja…

32 seconds ago