Categories: maqedoni

Këshilli i Prokurorëve Publikë nis procedurën për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të PTHPNKOK

Mandati i Islam Abazit si kryeprokuror i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PTHPNKOK) po shkon drejt përfundimit. Abazi u zgjodh në këtë detyrë në tetor të vitit 2022.

Të lidhura

None found

Në seancën e 50-të, e cila është parashikuar të zhvillohet sot, Këshilli i Prokurorëve Publikë pritet të krijojë strukturat që do të ndjekin procesin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të PTHPNKOK.

Rendi i ditës parashikon ngritjen e Komisionit për Përgatitjen e Listave të Kandidatëve dhe të Komisionit për Zgjedhjen e një Kryeprokurori Publik të PTHPNKOK.

Deri tani, pesë prokurorë publikë kanë dorëzuar kandidaturat për këtë post. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Bashkim Besimi, konfirmoi për AIM se në garë janë Prokurori i Lartë Publik Jove Cvetanovski, prokurori i Prokurorisë së Lartë Publike dhe ish-prokurori i PSP-së Trajçe Pelivanov, prokurorja e PSP Shkup Lidija Raiçeviç, si dhe prokurorët e PTHPNKOK Iskra Haxhi-Vasileva dhe Faton Azizi.

Thirrja për zgjedhjen e kreut të Prokurorisë Publike NKOK është publikuar në bazë të Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë dhe Ligjit për Prokurorinë Publike. Të drejtën për të kandiduar e kanë prokurorët publikë që, deri në momentin e aplikimit, kanë të paktën gjashtë vjet përvojë të pandërprerë në funksionin prokurorial dhe që gjatë tre viteve të fundit janë vlerësuar pozitivisht.

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri publik të PTHPNKOK është planifikuar të bëhet më 28 tetor 2026.

të fundit

Parashikimi i motit për të dielën: shi dhe temperatura të ulëta në disa zona

Dita e diel do të karakterizohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes parashikohen reshje shiu në…

4 minutes ago

Rama uron shqiptarët për 22 Nëntorin: “Në ditën e më të bukurave gërma

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale me rastin e 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit të Gjuhës…

5 minutes ago

Avokati Gashi i bashkohet kritikës së Hasanit ndaj prokurorit Igrishta

Avokati Tomë Gashi ka mbështetur deklaratën e ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, lidhur me prokurorin Blerim Igrishta. Hasani kishte…

9 minutes ago

Real Madrid mposht me vështirësi Celta Vigon, Mourinho zbulon gjendjen e lojtarëve

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Celtës, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në kuadër…

11 minutes ago

Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve

Sot 22 nëntor është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka simbolikë të…

12 minutes ago

Qëndrimi i deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Serbisë dhe pritshmëritë nga shumica e re parlamentare

Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë janë të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me shumicën e re parlamentare, por pa…

20 minutes ago