Islam Abazi ka bërë të ditur se nuk do të rikandidojë për një mandat të dytë katërvjeçar si drejtues i Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
None found
“Pas tetë vitesh, njeriu duhet ta dijë se mjafton, duhet t’u jepet mundësia edhe kolegëve të tjerë”, u shpreh Abazi, duke i mbyllur kështu dilemat rreth mundësisë së kandidimit të tij për një mandat të ri.
Aktualisht, Këshilli i Prokurorëve Publikë ka hapur konkursin për zgjedhjen e drejtuesit të ardhshëm të kësaj Prokurorie.
Abazi e mori këtë detyrë në nëntor të vitit 2022, pasi më herët, që nga viti 2018, kishte drejtuar Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar. Pas mbarimit të mandatit aktual, ai ka njoftuar se do të rikthehet në atë post.
Zgjedhja e tij u realizua përmes votimit të drejtpërdrejtë nga të gjithë prokurorët publikë në vend, procedurë e përdorur për herë të parë pas ndryshimeve ligjore të bëra në atë periudhë. Abazi mori 66 vota, duke lënë pas kandidatët Ermon Neziri, Villma Ruskova dhe Fatime Fetai.
Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…
Doganierët e Doganës së Shkupit dhe ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve kryen një kontroll në tezgat në tregun e…
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë…