Categories: maqedoni

Banorë të Debreshit protestojnë për krizën e ujit, Komuna e Gostivarit thotë se zgjidhja vjen brenda një muaji

Para Komunës së Gostivarit, disa banorë të fshatit Debresh dolën sot në protestë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për problemin e furnizimit me ujë.

Gjatë protestës situata u tensionua, ndërsa një pjesë e protestuesve dëmtoi xhamat e objektit të Komunës së Gostivarit.

Të lidhura

None found

Për të qetësuar gjendjen dhe për të shmangur përshkallëzim të mëtejshëm të incidenteve, në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë.

Banorët protestues kërkuan zgjidhje për problemin e hershëm me furnizimin me ujë, duke theksuar se, sipas tyre, rregullimi i kësaj çështjeje është premtuar nga çdo udhëheqësi komunale.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Komuna e Gostivarit. Përmes një njoftimi për media, ajo bëri të ditur se po zhvillohen punime që Debreshi të sigurojë furnizim të rregullt me ujë dhe se ndërtimi i linjës së re të ujësjellësit për këtë fshat pritet të përfundojë brenda një muaji.

“Komuna e Gostivarit shpreh keqardhje për vështirësitë në furnizimin me ujë në një pjesë të fshatit Debresh, problem ky që vazhdon për dekada. Gjatë këtij viti, banorët dhe përfaqësuesit e shoqatave lokale kanë zhvilluar tre takime me kryetarin e Komunës së Gostivarit dhe me ekspertët e Ndërmarrjes Komunale, ku janë shqyrtuar dhe dakordësuar zgjidhje konkrete për tejkalimin e problemit. Në këtë drejtim, kanë filluar punimet për ndërtimin e një linje të re të ujësjellësit, e cila do të mundësojë rritje të ndjeshme të kapacitetit të ujit të pijshëm. Ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e furnizimit edhe për banorët e fshatit Debresh, i cili pritet të përfundojë për një muaj. Pas përfundimit të punimeve, pritet të sigurohet një furnizim më i qëndrueshëm dhe më cilësor me ujë të pijshëm. Njëkohësisht, është marrë vendim edhe për përmirësimin dhe sanimin e burimit të ujit mbi fshatin Debresh, një ndërhyrje e rëndësishme që pritet të ndikojë dukshëm në rritjen e kapaciteteve dhe në përmirësimin e përgjithshëm të furnizimit me ujë.Komuna e Gostivarit ka dëshmuar më shumë se kurrë më parë, vullnet dhe përkushtim për zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar. Për këtë arsye, i ftojmë banorët për mirëkuptim dhe durim gjatë periudhës së realizimit të punimeve, deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje”, thuhet në reagimin e Komunës.

të fundit

Andy Burnham konfirmohet në krye të laburistëve, javën e ardhshme pritet të bëhet kryeministër i Britanisë

Andy Burnham është konfirmuar zyrtarisht si drejtuesi i ri i Partisë Laburiste në pushtet në Mbretërinë e Bashkuar, duke përmbushur…

13 minutes ago

Egnatia ndërpret bashkëpunimin me Afonso Rodrigues

EgnatiaAfonso Rodrigues nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Egnatias [...]Read More...

13 minutes ago

Video/ Erërat deri në 107 km/h detyrojnë avionin në Kili të kthehet në Santiago, panik mes pasagjerëve

Një fluturim i Sky Airlines nga Santiago për në Concepción, Kili, është kthyer në aeroportin nga ku u nis, pasi…

13 minutes ago

Pas sulmeve amerikane në jug të Iranit, Teherani u kërkon qytetarëve të kursejnë energjinë dhe të fikin kondicionerët

Qytetarët iranianë janë thirrur nga Ministria e Energjisë të pakësojnë përdorimin e energjisë elektrike, ndërsa sistemi energjetik i vendit ndodhet…

13 minutes ago

Ronaldo Nazario: Trupi është ai që vendos për Cristiano Ronaldon dhe Neymarin

Dy herë kampioni i Kupës së Botës, Ronaldo Nazario da Lima, ka folur për gjendjen fizike të Cristiano Ronaldos dhe…

19 minutes ago

Cvetanovski: Shtrenjtimi i karburanteve dhe ushqimeve rëndon buxhetet familjare

Simona Cvetanovski nga LSDM akuzoi se standardi i jetesës së qytetarëve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, duke…

21 minutes ago