maqedoni

Keqpërdorimi i fondeve, OLAF kërkon që Maqedonia e Veriut të kthejë 660 mijë euro

Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t’i kthejë paratë.

Siç informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU.

Të lidhura

None found

Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të organizuar, ndërsa MBPEU apelon që rasti të zbardhet plotësisht.

“Kemi një rast të OLAF-it që është përfunduar me rekomandim. Është një projekt i vitit 2015, por që nuk ka të bëjë me IPARD-in, por me mbështetjen IPA të MBPEU për softuer të caktuar për të cilët shteti duhet të kthejë paratë. OLAF ka bërë një procedurë dhe ka konstatuar se ka parregullsi, prandaj rekomandon që shteti t’i kthejë fondet. Lidhur me rastin, në njërën nga seancat e fundit, Qeveria ka marrë vendim sipas të gjitha procedurave dhe lënda është dërguar në Prokurori”, tha Nikollovski.

Ministri thekson se MBPEU kërkon dhe apelon zbardhjen e rastit.

të fundit

Koçoska: Kërkesat për punësim duhet të përshtaten me buxhetin, jo çdo kërkesë mund të marrë miratim

As Ministria e Financave nuk jep shpresa se do të gjendet një zgjidhje për 50 ish-të punësuarit në Klinikën e…

14 minutes ago

Police operation in Montreal ends with the death of an officer and the suspect

Një aksion i policisë në lagjen Côte-des-Neiges në Montreal të Kanadasë përfundoi tragjikisht, pasi një oficer policie mbeti i vrarë,…

22 minutes ago

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Në ditën e 23-të të protestës qytetare në Shqipëri, organizatorët kanë artikuluar platformën zyrtare të kërkesave ndaj qeverisë. Mësohet se,…

22 minutes ago

Germany’s Foreign Ministry Reacts to Protests in Albania: Citizens’ Right, but an Internal Political Matter

Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Martin Giese, është pyetur në një dalje publike mbi protestat e vazhdueshme që…

22 minutes ago

Former DUP leader in Northern Ireland found guilty of sexually abusing two minors

Geoffrey Donaldson, ish-udhëheqësi i Partisë Demokratike Unioniste (DUP), është shpallur fajtor për krime seksuale ndaj dy vajzave të mitura, në…

23 minutes ago

Suspected Explosive Device at Pristina Bus Station, Police Evacuate the Area

Një alarm për mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen e së hënës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësja…

24 minutes ago