Presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, e riktheu në vëmendje çështjen e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, duke siguruar se Sofja do të vijojë t’i mbështesë dhe nuk do të heqë dorë prej tyre.
None found
“Nuk do të heqim dorë nga ju dhe do t’i mbrojmë të drejtat tuaja”, deklaroi Jotova në Petrova Niva, në fshatin Stoilovo të Bullgarisë, ku ishte e pranishme në ceremoninë për 123-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe Preobrazhenies.
Gjatë fjalimit, ajo e ndërthurri situatën e sotme mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë me debatet historike, të cilat prej vitesh mbeten në qendër të përplasjeve mes Shkupit dhe Sofjes.
Jotova tha se bullgarët në Maqedoninë e Veriut aktualisht përballen me një diskurs ku “flitet me shumë urrejtje dhe ndarje”. Për këtë arsye, ajo u bëri thirrje politikanëve dhe shoqërive që ta kundërshtojnë një gjuhë të tillë.
Sipas presidentes bullgare, dy vendet kanë një histori të përbashkët, e cila nuk duhet të përdoret për të krijuar ndarje të tjera.
“Çfarë ka për t’u ndarë mes dy vendeve?”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se mbrojtja e të drejtave të njeriut nuk duhet të mbetet vetëm një deklaratë politike.
Fjalët e Jotovës u thanë në një kohë kur Sofja vijon të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut dhe përfshirjen e bullgarëve në të. Këto kërkesa janë pjesë e kushteve për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ndërkohë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar garanci të tjera se çdo ndryshim i mundshëm kushtetues nuk do të pasohet nga kushte të reja në rrugën e integrimit evropian.
Presidentja bullgare nuk njoftoi ndonjë hap të ri konkret politik ndaj Shkupit, por rikonfirmoi se mbrojtja e çështjes së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë të jetë pjesë e politikës së Sofjes.
Jotova vuri gjithashtu theksin te nevoja për ruajtjen e kujtesës historike për brezat e ardhshëm, ndërsa shtoi se vëmendja duhet t’i kushtohet edhe së ardhmes. /INA/
Pak minuta më parë, një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Lalar. Menjëherë…
Fabrizio Romano ka dhënë një përditësim të rëndësishëm për talentin e Manchester Unitedit, JJ Gabriel, i cili është shumë pranë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit me temën “Shëndeti mendor”, të organizuar nga Zyra…
Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një…
Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…
Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…