Categories: maqedoni

Jotova: Bullgaria do të vijojë të mbrojë të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut

Presidentja bullgare Ilijana Jotova tha se vendi i saj nuk do t’i braktisë bullgarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të vazhdojë të angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Të lidhura

None found

Jotova mori pjesë në ceremoninë kombëtare për 123-vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit dhe të Preobrazhenies, të zhvilluar në zonën e Petrova Nivës.

Gjatë fjalës së saj, presidentja bullgare u shpreh kundër ndarjeve dhe gjuhës së urrejtjes, duke theksuar se përgjegjësia për t’i kundërshtuar ato u takon si politikanëve, ashtu edhe shoqërisë.

“Sot nuk mund të mos shohim edhe një tjetër realitet – plagët dhe ndarjet e shumta. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njerëzit flasin për bullgarët, edhe pse historia jonë është e përbashkët. Çfarë kemi për të ndarë?”, deklaroi Jotova.

“Ne nuk do të heqim dorë nga ju dhe do t’i mbrojmë të drejtat tuaja – të drejtat e çdo njeriu. Për mua, kjo nuk është një deklaratë politike, por kuptimi i vërtetë i amanetit të popullit të Ilindenit, i cili e dinte se liria, shtetësia dhe liria e çdo individi mund të arrihen vetëm përmes unitetit dhe bashkimit”, tha ajo.

Jotova përkujtoi gjithashtu sakrificat e pjesëmarrësve në Kryengritjen e Ilindenit dhe të Preobrazhenies të vitit 1903, si dhe ekzistencën e shkurtër të Republikës së Stranxhës.

“Nuk duhet t’i harrojmë ato 20 ditë lirie dhe as Republikën e Stranxhës. Ajo u lag me gjak, ndërsa toka bullgare, e vuajtur për shumë kohë, u mbush me varre të pashënuara. Megjithatë, Bullgaria u ringjall këtu”, u shpreh presidentja.

të fundit

Rama sqaron qëndrimin për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e RMV: Shqipëria s’do të jetë kurrë pengesë në rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…

2 minutes ago

Tri medalje të bronzta për xhudistët e rinj kosovarë në Kupën Evropiane të kadetëve

Xhudistët  e rinj  të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…

6 minutes ago

Atmosferë elektrizuese në Prizren, Liria epërsi ndaj Rilindjes nën dritat e reflektorëve

Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…

6 minutes ago

338 fines since the launch of the anti-violence package, how much does the bill “weigh” for protesters? Only 3 of them reach the value of 5 million leks

Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…

21 minutes ago

NATO convenes North Atlantic Council on Monday after air incident with three Russian objects in Poland

NATO do të mbajë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror…

21 minutes ago

Korça commemorates its 12 delegates to the Congress of Manastir, exhibition brings historical documents and photographs for the first time

Qyteti i Korçës i kushtoi një vëmendje të veçantë 22 Nëntorit, ditës vendimtare të Kongresit të Manastirit, ku u njësua…

21 minutes ago