Arben Fetai ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Largimin nga detyra e konfirmoi vetë përmes një postimi në Facebook, ku bëri të ditur se ia ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e cilësuar vendimin si të mirëmenduar dhe të marrë me bindjen se në rrethanat aktuale kjo është gjëja më e drejtë dhe më dinjitoze.
Dorëheqja vjen vetëm pak javë pasi emri i tij u përfshi në debat publik për mungesat e gjata në punë. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoninë e Veriut, Fetai nuk ishte paraqitur në detyrë prej muajsh, ndërsa aktivitetet e tij të fundit publike si zëvendëskryeministër datonin që nga marsi.
None found
Çështja mori edhe më shumë vëmendje pasi Fetai mungoi në seancën e pyetjeve të deputetëve më 18 maj, megjithëse më herët ishte paralajmëruar pjesëmarrja e tij. Në të njëjtën periudhë u ngritën pyetje edhe nëse ai vazhdonte të merrte pagë nga buxheti i shtetit. Më herët, Mickoski kishte bërë të ditur se Fetai i kishte shprehur personalisht dëshirën për tu larguar nga Qeveria dhe për tu rikthyer në Bruksel, ku ka pasur angazhime profesionale para se të merrte detyrën në ekzekutiv.
Postimi i Fetait:
Të dashur miq dhe bashkëqytetarë, Sot i dorëzova Kryeministrit dorëheqjen time nga detyra e Zëvendëskryeministrit përgjegjës për Qeverisjen e Mirë. Gjatë këtyre dy viteve kam pasur nderin dhe privilegjin t’i shërbej vendit, duke kontribuar në reforma që synojnë forcimin e llogaridhënies, transparencës dhe shtetit të së drejtës, një mision sa i rëndësishëm aq edhe jofalenderues.
A jam plotësisht i kënaqur me atë që kemi arritur? Sigurisht që jo. Gjithmonë ka hapësirë për më shumë, për më mirë dhe për më shpejt. Por a kam punuar me përkushtimin maksimal për të vendosur themele të shëndosha mbi të cilat mund të ndërtohet më tej? Pa asnjë mëdyshje, po. Largohem me kokën lart dhe me ndërgjegje të pastër. Ky është një vendim i mirëmenduar, i marrë me bindjen se në rrethanat aktuale kjo është gjëja më e drejtë dhe më dinjitoze.
Falënderoj të gjithë ata që më kanë besuar, më kanë mbështetur dhe kanë bashkëpunuar me mua gjatë këtij rrugëtimi. Mirënjohje e veçantë për ekipin tim, partnerët ndërkombëtarë, shoqërinë civile dhe qytetarët që më kanë dhënë forcë e motivim në çdo hap. Shërbimi ndaj interesit publik nuk mbaron kur mbaron funksioni. Përkundrazi, ai vazhdon kudo ku ka nevojë për integritet, kurajë dhe zëra të lirë në mbrojtje të së mirës së përbashkët. Letrën e dorëheqjes mund ta lexoni më poshtë.
Spanja ka siguruar një avantazh të rëndësishëm para finales së Kupës së Botës 2026, pasi rezervoi biletën për aktin final…
Taulant Balla ka reaguar pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama në Konferencën e IX Ndërqeveritare Shqipëri–BE në Bruksel, ku u…
Forcat amerikane kanë kryer një valë të re goditjesh ndaj instalimeve ushtarake në Iran, vetëm një orë pasi hyri në…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Vranisht–Vlorë, ku një këmbësore ka humbur jetën pasi…
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski informoi se po bëhen ndryshime në pesë ligje në mënyrë që të mundësohet…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha se siguria evropiane është në zemër të miqësisë së thellë Britani e Madhe-Kosovë.…