Categories: maqedoni

Janevska prezanton rregulla më të forta për strehimin në konviktet studentore, aplikimi lejohet deri në moshën 30-vjeçare

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, bëri të ditura në një konferencë për shtyp ndryshimet kryesore që po përgatiten në Ligjin për Standardin Studentor, konkretisht në segmentin që lidhet me akomodimin dhe përdorimin e shërbimeve në konviktet studentore. Sipas saj, këto ndërhyrje ligjore po shqyrtohen aktualisht në Kuvend dhe synojnë forcimin e sigurisë në këto objekte, si edhe shmangien e dukurive negative të hasura më herët, përfshirë akomodimin afatgjatë të pajustifikuar të individëve të caktuar.

Të lidhura

None found

Një nga risitë parashikon vendosjen e kufirit të moshës për studentët që kërkojnë strehim në konvikt. “E kufizojmë moshën për studentët deri në të cilën mund të akomodohen në konviktet studentore. Kemi detektuar studentë të cilët prej vitesh vazhdojnë të akomodohen në konvikte, duke gjetur mënyra ligjore për të shfrytëzuar shërbimet për 3.400 denarë për të jetuar në muaj, me të gjitha shpenzimet e mbuluara për ushqim, ujë, energji elektrike etj. Nga tani e tutje, kufiri maksimal i moshës për student i cili aplikon për akomodim në konvikt do të jetë 30 vjeç, përkatësisht mosha 30 vjecare”, tha Janevska.

Po ashtu, ndryshimi i dytë parasheh masa ndëshkuese për studentët që bëjnë shkelje të rënda të rregullave të shtëpisë. Në këto raste, mund të vendoset ndalim për akomodim në konviktet studentore nga 1 deri në 5 vjet për ata që dëmtojnë inventarin, kapen me alkool ose substanca të tjera, apo për të cilët konstatohet sjellje fyese, kërcënuese, agresive ose e dhunshme, keqtrajtim fizik apo psikologjik, ngacmim, diskriminim ose çdo sjellje tjetër e papërshtatshme që cenon sigurinë, shëndetin, integritetin dhe dinjitetin e studentëve dhe të punonjësve në konvikt, ose që pengon funksionimin normal të tij.

Janevska theksoi gjithashtu se aktualisht po realizohen investime të mëdha në konvikte. Sipas saj, dy prej tyre ndodhen në proces të rikonstruksionit të plotë dhe punimet pritet të mbyllen deri në tetor. Objektet e “Stiv Naumov” dhe “Kuzman Josifovski – Pitu”, tha ajo, po shndërrohen në hapësira moderne dhe me efikasitet energjetik. “Në konvikte kemi investime të mëdha aktualisht. Dy prej tyre janë në proces të rikonstruksionit tërësor, e cila do të përfundojë deri në tetor. Objektet e ‘Stiv Naumov’ dhe ‘Kuzman Josifovski – Pitu’ po bëhen moderne dhe me efikasitet energjetik. Me të vërtetë do të jenë të shkëlqyera dhe pres që të rinjtë t’i ruajnë, në mënyrë që të mund t’i përdorin sa më shumë gjenerata. Njëkohësisht, detyrimisht duhet ta rrisim edhe sigurinë në konvikte. Kjo është gjëja themelore”, shtoi Ministrja./Telegrafi/

të fundit

Student sends message to Rama: Either us or him, there is no other way, we have nothing to discuss with the prime minister

Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi…

32 seconds ago

VIDEO/ Protest escalates, young people throw stones at the Ministry of Education, police respond with water cannon

Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve. Disa…

59 seconds ago

VIDEO/ Singer Irini Qirjako joins protest outside Ministry of Education: “My soul speaks to me in support of the students

Një protestuese e veçantë është parë sot përpara Ministrisë së Arsimit, në protestën e studentëve. Ajo është këngëtarja e mirënjohur…

1 minute ago

Video/ Students march toward the Ministry of Education: Resign

Edhe studentët po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit sot më 24 tetor, në protestën kombëtare kundër qeverisë. Drejt Ministrisë së…

2 minutes ago

Albanian Career & Business Summit UK 2026: Opportunities for employment, education and business development in Britain

Një nismë e re që synon të lidhë shqiptarët në Britani me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi biznesi do të…

2 minutes ago

Ali Ahmeti calls on Albanians in the Valley: Take part in voting to strengthen representation in Serbia

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e…

3 minutes ago