Deri tani, 252 studentë janë refuzuar në procesin e aplikimit për vendosje në konviktet studentore, sepse nuk i plotësonin kushtet e vendosura. Lajmin e dha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
None found
Janevska nënvizoi se e drejta për të qëndruar në konvikte u përket vetëm studentëve me status të rregullt, ndërsa ata që kanë statusin e absolventit prej më shumë se tre vjetësh e humbasin këtë mundësi.
Një tjetër arsye e shpeshtë për refuzim mbetet dokumentacioni i paplotësuar gjatë aplikimit elektronik.
“Procesi i aplikimit kryhet plotësisht në mënyrë digjitale, prandaj u bëj thirrje studentëve të jenë të kujdesshëm kur ngarkojnë dokumentet. Për të fituar një vend, ata duhet të jenë studentë të rregullt dhe të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar”, tha ministrja.
Ajo paralajmëroi se nëse pas skadimit të të gjitha afateve mbeten vende të lira, Ministria do të hartojë një rregullore të re. Kjo rregullore do të bënte të mundur që këto vende t’u ofrohen studentëve me çmime komerciale, por me subvencionim të ndjeshëm.
Edhe studentët po marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit sot më 24 tetor, në protestën kombëtare kundër qeverisë. Drejt Ministrisë së…
Një nismë e re që synon të lidhë shqiptarët në Britani me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi biznesi do të…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e…
Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka nisur kontrollet e të dhënave të siguruara nga bankat për paratë e pranuara…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka komentuar kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për bashkim rreth një qëllimi të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e rikthimit…