Qytetarët e huaj që udhëtojnë në Maqedoni me automjete të regjistruara jashtë vendit tashmë kanë mundësi t’i verifikojnë në internet kundërvajtjet në trafik dhe t’i shlyejnë ato elektronikisht.
None found
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, bëri të ditur se aplikacioni “Safe City” është vënë në funksion dhe, në këtë fazë fillestare, shërbimi është i destinuar për drejtuesit e automjeteve me targa të huaja.
Platforma u lejon përdoruesve të kontrollojnë shkeljet e regjistruara nga sistemi “Safe City”, të shohin urdhërpagesat përkatëse dhe të kryejnë pagesën online.
Për të përdorur shërbimin, drejtuesi i automjetit duhet të fotografojë ose të skanojë dokumentin e udhëtimit, si dhe të fusë targën e automjetit me të cilin qarkullon në Maqedoni.
Iseni theksoi se kjo mundësi u krijon shoferëve të huaj akses në kohë ndaj informacioneve për gjobat, duke u shmangur ndalesat dhe pritjet e panevojshme në pikat kufitare gjatë pagesës së tyre.
Ky hap është ndërmarrë në kuadër të digjitalizimit të shërbimeve që funksionojnë në lidhje me sistemin “Safe City”.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në fazat e ardhshme aplikacioni pritet t’u ofrohet edhe kategorive të tjera të përdoruesve.
Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…
Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…
Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…
Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…
Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…