Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, ka hedhur poshtë akuzat e ish-deputetit të BDI-së, Arbër Ademi. Ky i fundit pretendoi se është avancuar polici që vite më parë largoi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, ndërsa dy djemtë e tij janë punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
None found
Në reagimin e tij publik, Iseni i quajti të pavërteta pretendimet e Ademit dhe këmbënguli se polici për të cilin bëhet fjalë nuk ka marrë avancim.
Ai e cilësoi Ademin si “të përkëdhelurin e partisë”, duke thënë se për vite me radhë kishte përfituar nga privilegjet e pushtetit pa guxuar të zgjidhte problemet e vërteta të shqiptarëve, ndërsa tani e kishte kthyer gënjeshtrën në mjetin e vetëm të veprimit opozitar.
Duke iu referuar pretendimit kryesor të ish-deputetit të BDI-së, zëvendësministri u shpreh prerazi: “Po e përsërisim edhe një herë pa asnjë mëdyshje: polici që përmend Arbër Ademi nuk është avancuar. Pikë”.
Sipas Isenit, manipulimi po përdoret nga opozita për shkak se ajo nuk ka alternativa politike për t’ua paraqitur qytetarëve.
“Përse vepron kështu? Kur nuk ke asgjë për t’u propozuar qytetarëve, të mbetet vetëm manipulimi. Por, për fat të keq të Arbërit, shqiptarët nuk janë naivë. Në Kumanovë e njohim njëri-tjetrin dhe të gjithë e dinë fare mirë të vërtetën. Edhe nëse përsëritet njëqind herë, një gënjeshtër nuk shndërrohet në të vërtetë”, përfundoi Astrit Iseni.
Mbrojtësi i Real Madridit, Eder Militao, është bërë viktimë e një grabitjeje në vilën e tij luksoze në lagjen La…
FC Dinamo Ferizaj ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin e ekipit të parë, Leotrim Krasniqi, pas një serie rezultatesh…
Informacionet e qytetarëve kanë ndihmuar Policinë e Kosovës në zbulimin dhe sekuestrimin e një sasie armësh dhe municioni në një…
Një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj të bashkisë Prrenjas , duke…
Reshjet e fundit nuk kanë ndikuar aspak në nivelin e liqenit të Fierzës. Siç shihet edhe nga pamjet, niveli i…
Një javë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare në Serbi, është arrestuar Marko Kriçak, drejtuesi i Policisë Kriminale Serbe,…