Categories: maqedoni

Integrimi i Maqedonisë së Veriut mbahet peng, Bullgaria nuk i bindet as BE-së

Zyrtarët e lartë evropianë udhëtuan të premten në Sofje dhe Shkup në përpjekje të zhbllokimit të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, që po mbahet peng nga Bullgaria fqinje.

Ministri i Punëve të Jashtme të Portugalisë Augusto Silva, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi dorëzuan në Sofje dhe në Shkup një propozim për zgjidhjen e problemit bullgaro-maqedonas. Nuk dihet shumë për këtë dokument, pasi nuk është bërë publik, por Sofja zyrtare e ka hedhur poshtë atë.

Të lidhura

None found

Autoritetet e përkohshme qeveritare bullgare kanë theksuar qëndrimin e palëkundur për sa i përket çështjes me Maqedoninë e Veriut, ndërsa përpjekja e Ministrit të jashtëm portugez dhe Komisionerit për Zgjerim është cilësuar nga një pjesë e medias si “mision i pasuksesshëm që në fillim”. Zyrtarët evropianë nuk arritën t’i bindin autoritetet qeveritare bullgare që të lëshonin pé dhe ta hiqnin bllokadën ndaj fqinjit të tyre perëndimor për bisedimet me Brukselin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë të përbashkët shtypi në Sofje, ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev tha se “nuk mund të pritej nga Bullgaria ta ndryshojë qëndrim e saj kombëtar”. Ai shtoi se vendi i tij është i hapur për një dialog aktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe “presim nga fqinjët tanë më të afërt në rajon që të veprojnë në frymën e sinqeritetit dhe konstruktivitetit”.

Mediat në Sofje shkruajnë për refuzimin e autoriteteve të atjeshme të propozimit për kompromis të përgatitur nga Portugalia, si kryesia e radhës e BE-së dhe se propozimi, sipas shtypit bullgar, nuk dallonte shumë me atë të vitit të kaluar në Berlin, kur u hodh poshtë nga ministrja e jashtme e asaj kohe Ekaterina Zaharieva.

Disa nga elementet në propozim kishin të bëjnë me zotimet që Maqedonia e Veriut të pranojë se gjuha maqedonase është kodifikuar në vitin 1945 dhe se referenca Maqedonia e Veriut ka të bëjë ekskluzivisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, Bullgaria nga ana tjetër ngul këmbë që të theksohen rrënjët e gjuhës maqedonase, përkatësisht të qenurit e saj një dialekt perëndimor i bullgarishtes. Dy vendet po ashtu nuk po mund të merren vesh mbi historinë e përbashkët, siç e kanë quajtur ekspertët e të dy palëve, edhe mbi përkatësinë etnike të disa prej figurave më të shquara historike dhe kulturore që të dyja palët i llogarisin si të vetat.

Shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santosh Silva tha se zgjerimi i BE-së ishte prioritet për Bullgarinë në vitin 2018 dhe se kjo paraqet një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për Unionin. Ai tha se megjithatë do të merren parasysh vërejtjet e Bullgarisë dhe propozimet rreth fillimit të negociatave me BE-në për vendet aspiruese, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për Serbinë e Malin e Zi.

Ndërkaq, Komisioneri Oliver Varhelyi theksoi se është me rëndësi të dëgjohen qëndrimet bullgare që të përcaktohen hapat e radhës lidhur me zgjerimin e BE-së.

Sofja e akuzon Shkupin se nuk po i përmbahet Marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar në vitin 2017. Ndërkaq, qeveria maqedonase thotë se gjuha dhe identiteti kombëtar nuk kanë qenë dhe as mund të jenë temë diskutimi.

Në Shkup, Kryeminisrti Zoran Zaev tha pas takimit se propozimi për zgjidhjen është një bazë e mirë për kapërcimin e pengesave lidhur me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare (BE – Maqedoni e Veriut) dhe se paraqet një zgjidhje, e cila nuk prek çështjet e identitetit maqedonas. “Propozimi duhet të jetë i pranueshëm edhe për pozitat jetike të Bullgarisë”, thekson bindjen e tij kryeministri maqedonas.

Nga ana tjetër, çështja po mban peng Shqipërinë, e cila nuk mund të shkëputet nga Maqedonia e Veriut për të nisur bisedimet për anëtarësim me bllokun. Këtë qëndrim e kanë konfirmuar disa prej vendeve anëtare të BE-së, ndërsa kryeministri Zoran Zaev me një pjesë të kabinetit të tij para pak ditësh bëri një turne në Bruksel dhe nëpër qendra të tjera evropiane për të folur mbi rrezikun, sipas tij, nga “shkëputja” e dy vendeve nga shtegu i integrimit evropian. Zaev theksoi edhe skepticizmin në rritje në vendet e Ballkanit kundrejt BE-së për shkak të “mosbajtjes së premtimeve” për intregrimin e tyre në bllok. /Voa/

të fundit

“Një ministër që bën gafa çdo javë është problem”/ Këlliçi: Skandalet e Ferit Hoxhës po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Deputeti Belind Këlliçi ka akuzuar Ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha për një tjetër gafë publike, pas deklaratës për marrëveshjen me…

1 second ago

Rozana Radi thyen heshtjen me një mesazh të fortë: Nuk do flas, do veproj

Këngëtarja e njohur Rozana Radi vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për prezencën e…

11 minutes ago

Te enjten seanca plenare/ Nga progres-raporti i KE te interpelanca me kryeministrin Rama, çfarë pritet të diskutohet në Parlament

Të enjten do të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në rend dite është mocioni me debat…

31 minutes ago

“Do të ndalojnë pasurimin e uraniumit”, Trump: Marrëveshje me Iranin? Unë po merrem me ta! Do ua marrim “pluhurin” bërthamor

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur në një intervistë në SHBA dhe është përballur me pyetje në lidhje me perspektivat…

1 hour ago

Kërkoi pavlefshmërinë e dekretit të emërimit të Ols Dados, Veliaj letër KLP-së: Vendimi u mor nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Një tjetër përplasje institucionale është regjistruar mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lidhur me…

1 hour ago

“Janë të shpikura”, Soni Malaj shokohet kur sheh lajmet për të derisa ndodhet në Ferma VIP

Romiri, Soni dhe Vanesa kanë pasur “Avantazhin e Breshkës”, ku kanë kërkuar që të marrin informacione nga jashtë. Kërkesat e…

2 hours ago