Categories: maqedoni

Hetim për mashtrim dhe pastrim parash në një pikë kontrolli teknik në Shkup, buxheti u dëmtua me 2.2 milionë euro

Prokuroria për Krim të Organizuar ka nisur hetime ndaj gjashtë personave nga Shkupi, të dyshuar për mashtrim dhe pastrim parash përmes dy kompanive: njëra që ushtronte aktivitetin e kontrollit teknik të automjeteve dhe tjetra që vepronte si broker për sigurimin e automjeteve.

Të lidhura

None found

Sipas hetimit, të dyshuarit përgatitën fletëpagesa fiktive gjatë procedurave të kontrollit teknik, të cilat më pas u miratuan dhe u ekzekutuan nga personat përgjegjës. Pagesat nuk përfunduan në llogarinë e arkës shtetërore, por në llogaritë e kompanive të tyre, duke shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.

Prokuroria e Krimit të Organizuar bëri të ditur se veprimet janë kryer nga 1 janari 2021 deri më 20 janar 2026. Gjatë kësaj periudhe, i dyshuari i parë dyshohet se ka përvetësuar më shumë se 138 milionë denarë për përfitim personal, ndërsa personat e tjerë e kanë ndihmuar në realizimin e veprës penale.

Në mesin e personave nën hetim ndodhet edhe ndihmësdrejtoresha për financa e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”.

Hetuesit pretendojnë se kontabilisti ka hedhur në dokumente të dhëna të pasakta për llogaritë, duke fshehur shumën e vërtetë të të ardhurave dhe përfitimeve. Ndërkohë, ndihmësdrejtoresha për financa në NP “Rrugët Shtetërore” nuk ka kryer verifikimin e faturave sipas detyrimeve të saj dhe, gjatë gjithë kësaj kohe, ka informuar pronarin e kontrollit teknik për veprimet e saj dhe përfitimet financiare.

Përmes këtij mekanizmi, grupi i organizuar kriminal dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 2,2 milionë eurosh, të cilat i ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme. Mjetet financiare janë kaluar në xhirollogaritë e kompanive simotra dhe më pas janë përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për tre nga të dyshuarit.

të fundit

Trepça rikthen në pronësi ish-Bankën Komerciale në Zveçan

Ndërmarrja publike „Trepça“ ka rikthyer në posedim të saj ambientet e ish-Bankës Komerciale në qendër të Zveçanit, pasi më 12…

4 minutes ago

Janevska announces a sustainable system to prevent peer violence

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska njoftoi krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës midis bashkëmoshatarëve,…

12 minutes ago

Inspections of bread weight and scale verification continue, bakers submit 60 requests

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në bashkërendim me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), po vazhdojnë aksionin e…

13 minutes ago

KFOR conducts mass-casualty threat and emergency drill at Bondsteel

Personeli shumëkombësh i Komandës Rajonale-Lindje të KFOR-it ka zhvilluar një ushtrim të integruar për mbrojtjen e bazës dhe menaxhimin e…

13 minutes ago

Serbian crimes in the Jasharaj neighborhood, Gashi: Identifying the units was the main challenge

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Valdet Gashi në konferencën për media ku u bë e ditur dorëzimi i aktakuzës…

13 minutes ago

Rama: The property where the clash occurred in Vlore will be expropriated and turned into a public space

Kryeministri Edi Rama ka komentuar konfliktin e djeshëm mes dy biznesmenëve në Vlorë, duke deklaruar se zona ku ndodhi konflikti…

14 minutes ago