Categories: maqedoni

Hapja e një paraleleje të katërt në shqip kërkohet për 78 nxënësit e SHFK “Sande Shterioski

Shkolla fillore “Sande Shterioski” ka regjistruar 78 nxënës shqiptarë, të cilët aktualisht janë shpërndarë në tri paralele me mësim në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, në paralelet në gjuhën maqedonase janë regjistruar 38 nxënës, po ashtu të organizuar në tri paralele. Në gjuhën turke, shkolla ka 17 nxënës të sistemuar në një paralele.

Të dhënat e regjistrimit paraqiten si më poshtë:

78 nxënës shqiptarë – 3 paralele

38 nxënës maqedonas – 3 paralele

17 nxënës turq – 1 paralele

Me këtë organizim, në paralelet shqipe do të mësojnë mesatarisht 26 nxënës për klasë, ndërsa në ato maqedonase rreth 13 nxënës për klasë.

Pikërisht ky ndryshim në ngarkesën e klasave ka hapur diskutimin për mundësinë e krijimit të një paraleleje të katërt në gjuhën shqipe. Një ndarje e tillë do t’i shpërndante 78 nxënësit në mënyrë më të barabartë dhe do të mundësonte kushte më të përshtatshme për zhvillimin e mësimit.

Nëse do të krijoheshin katër paralele, mesatarja do të ishte rreth 19–20 nxënës për klasë.

Mbetet për t’u parë nëse hapja e paraleles së katërt në gjuhën shqipe do të shqyrtohet gjatë organizimit të procesit mësimor në këtë shkollë.

të fundit

Formacioni i javës së dytë të Superiores, spikasin lojtarët dhe trajneri më i mirë

Formacioni i javes“Abissnet Superiore” mbylli llogaritë e saj të javës së 2-të me të gjitha ndeshjet që u zhvilluan nga…

3 minutes ago

Toshkovski: Lufta ndaj krimit të organizuar në burgje kërkon bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, mbajti fjalim në Konferencën Rajonale "Krimi i Organizuar në Burgje: Forcimi i Integritetit,…

10 minutes ago

Në Maqedoni janë regjistruar 10.697 vende të lira pune

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në tremujorin e dytë të vitit 2026, më shumë punëtorë ishin të…

10 minutes ago

MPB lidh kontratë prej 14 mijë e 985 eurosh për patentë shoferë ndërkombëtarë (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ditë më parë ka arritur të finalizojë…

16 minutes ago

Rama u drejtohet inspektorëve: Asnjë kontroll në biznese pa paralajmërim! Jo shpatë shantazhi mbi qafën e sipërmarrësit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në mënyrën e kryerjes së kontrolleve dhe inspektimeve ndaj bizneseve. Përmes një videomesazhi të…

17 minutes ago

Përplasje mes Gashit dhe Isufajt në KPK: Anëtarët nuk raportojnë më para kryeprokurorit

Kryeprokurori Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), për raportin e vitit…

17 minutes ago