Nikolla Gruevski, ish-kryeministër, ka deklaruar në rrjetet sociale se apartamentet e konfiskuara në kuadër të rastit “Parcelat në Vodno” nuk janë të tijat.
None found
Ai pretendon se i gjithë ky proces lidhet me një gjyq të sajuar politikisht, për të cilin fajëson ish-kryeministrin Zoran Zaev.
“Herë pas here, të njëjtat media publikojnë tituj dhe artikuj se gjoja apartamentet e mia janë sekuestruar dhe janë në shitje. Dhe, herë pas here, jam i detyruar të mohoj se ato apartamente nuk kanë qenë kurrë të miat dhe se e gjithë kjo është rezultat i një gjyqi kriminal të motivuar politikisht në të cilin qëllimi dhe motivet ishin politike dhe personale, që rrjedhin nga frika dhe urrejtja e kriminelit dhe tradhtarit të interesave kombëtare maqedonase Zoran Zaev. Fatkeqësisht, sot Zoran Zaev, duke investuar paratë e tij të përvetësuara në Dubai, Taxhikistan, Zvicër, Greqi dhe vende të tjera anembanë botës, dhe herë pas here duke pushuar në një jaht luksoz në Greqi, ende nuk i ndjen pasojat e krimeve të tij jo vetëm kundër meje, por edhe kundër Republikës së Maqedonisë dhe maqedonasve”, shkruan ai.
Disa ditë më parë u publikua lajmi se pronat e Gruevskit do të nxirren në shitje përmes një ankandi publik, ndërsa çmimi mesatar për metër katror arrin në mbi 3.400 euro.
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…
Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…