Categories: maqedoni

Në shitje rikthehen apartamentet e Nikolla Gruevskit, vlera mesatare për metër katror kalon 3.400 euro

Pas konfiskimit nga shteti, në bazë të vendimit të formës së prerë në çështjen “Parcelat në Vodno”, apartamentet e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në kompleksin në Vodno janë nxjerrë sërish në shitje.

Të lidhura

None found

Ankandi publik për tri banesat luksoze është paraparë të mbahet më 29 korrik, ndërsa ato do të mund të shihen nga të interesuarit më 16 korrik.

Dy prej apartamenteve kanë secili nga rreth 200 metra katrorë hapësirë banimi dhe tarraca me sipërfaqe pak më të vogël se 50 metra katrorë. Çmimi fillestar i vendosur për secilin është 850.000 euro.

Banesa e tretë përfshin rreth 150 metra katrorë sipërfaqe dhe një ballkon prej 95 metrash katrorë, ndërsa del në shitje me çmim fillestar prej 760.000 euro.

Në total, vlera fillestare e këtyre tri pronave shkon në 2,46 milionë euro, me një çmim mesatar për metër katror që e kalon shifrën 3.400 euro.

Megjithatë, kjo shumë mund të rritet edhe më shumë gjatë zhvillimit të ankandit publik.

Këto apartamente karakterizohen nga hapësira të mëdha, tarraca të bollshme, pajisje luksoze, xhakuzi dhe pamje panoramike nga Shkupi.

Edhe më parë, dy prej këtyre apartamenteve ishin hedhur në treg, por shitja e tyre kishte dështuar për shkak se nuk pati blerës.

Konfiskimi i pronave erdhi pas procesit gjyqësor për rastin “Parcelat në Vodno”, ku ish-kryeministri Nikolla Gruevski mori dënim me nëntë vjet burg.

Ky rast lidhej me përvetësimin e paligjshëm të 1,3 milionë eurove nga donacionet partiake, të cilat më pas ishin përdorur për blerjen e tokës dhe ndërtimin e pasurive të paluajtshme.

të fundit

Nis sfida Teuta-Laçi në Rrogozhinë, momenti për të lënë pas formën negative

Teuta - Laçi TEUTA 0-0 LAÇI “Abissnet Superiore”: Java 12Stadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër: Emanuela Rusta FORMACIONET ZYRTARE:TEUTA: Bernardoni; Zogos, Jazxhi, Përgjoni, Maçolli, Toli,…

4 minutes ago

Mourinho i vë Real Madridit tre synime madhore mes nëntë ndeshjeve në 29 ditë

Jose Mourinho ka hyrë në fazën e tretë të projektit të tij te Real Madridi, me trajnerin portugez që synon…

4 minutes ago

Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…

14 minutes ago

Stërvitje me mortaja 120 mm e FSK-së në poligonin shqiptar të Bizës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…

17 minutes ago

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

22 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

24 minutes ago