Më shumë se 2.900 persona janë prekur nga kriza e fundit e helmimit masiv në Gostivar, por dyshimet për ndotjen e ujit të pijshëm nuk janë një dukuri e panjohur për qytetin.
None found
Një situatë e ngjashme ishte regjistruar në vjeshtën e vitit 2017, kur rreth 500 qytetarë iu drejtuan Spitalit të Përgjithshëm të Gostivarit për ndihmë mjekësore. Të prekurit shfaqnin të vjella, diarre dhe temperaturë të lartë, ndërsa institucionet shëndetësore këshilluan që uji i çezmës të mos pihej deri në përfundimin e analizave.
Kontrollet e kryera nga ekipet e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik dhe inspektoratet përjashtuan mundësinë e helmimit ushqimor. Vëmendja dhe dyshimet kryesore u orientuan më pas te cilësia e ujit në rrjet.
Në atë periudhë, Komuna e Gostivarit udhëhiqej nga BDI-ja, ndërsa Arben Taravari reagoi me tone të ashpra ndaj ngjarjes.
Taravari deklaronte: “BDI për fat të keq, edhe më tej vazhdon t’i helmojë qytetarët e saj, kësaj radhe jo vetëm politikisht, por tani e ka prekur edhe shëndetin e tyre duke i helmuar me moskujdesin dhe mosveprimin e tyre me qindra qytetarë, prej të cilëve pjesa më e madhe fëmijë të vegjël”.
Ai hodhi poshtë edhe pretendimet e autoriteteve të kohës se helmimi nuk ishte shkaktuar nga uji. Sipas tij, nuk ishte paraqitur asnjë provë që e mbështeste një përfundim të tillë, ndërkohë që ekspertët mjekësorë dyshonin se në ujin e pijshëm kishte baktere.
Pas dy mandateve të Taravarit në drejtimin e Gostivarit, qyteti është përfshirë nga një krizë me përmasa edhe më të mëdha. Numri i të prekurve ka kaluar 2.900, ndërsa hetimet kanë zbuluar pompa të paligjshme përmes të cilave uji nga lumi Vardar futej në rrjetin e ujësjellësit. Tre zyrtarë janë arrestuar dhe masa që ndalon përdorimin e ujit të pijshëm vazhdon të mbetet në fuqi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të ecë përpara me një paketë të re tarifash doganore ndaj rreth…
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka mbajtur sot një takim zyrtar me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi…
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, ka mbajtur sot një takim zyrtar me përfaqësuesit e Ambasadës Britanike…
Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 52-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi…
Pas më shumë se shtatë dekadash, një ekip ndërkombëtar kërkimor ka zbuluar në fund të Oqeanit Atlantik rrënojat e fluturimit…