Categories: maqedoni

Flamuri i Maqedonisë së Veriut u paraqit me 12 në vend të 8 rrezeve, opozita denoncon skandal në festën shtetërore

Në kuadër të kremtimit të 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, mbrëmjen e djeshme në Ohër u shfaq një flamur me 12 rreze, ndonëse simboli zyrtar ka 8 të tilla.

Të lidhura

None found

Ngjarja muzikore me titull “Shkëlqeu fuqishëm dita” u organizua në stadiumin “Burimet e Biljanës”. Me këtë spektakël në Ohër nisi turneu i paralajmëruar në 11 qytete të vendit, ndërsa aktiviteti përfundimtar pritet të zhvillohet më 4 shtator në Shkup.

Paraqitja e flamurit në këtë formë shkaktoi reagime të forta nga opozita.

“Gjatë një ceremonie zyrtare shtetërore kushtuar 35-vjetorit të pavarësisë, për të cilën janë paguar shuma të mëdha nga paratë e qytetarëve, qeveria e Mickoskit e paraqiti gabimisht flamurin e Maqedonisë”, deklaroi LSDM-ja.

Partia opozitare i kërkoi Qeverisë të publikojë emrin e kompanisë së kontraktuar për organizimin, shumën e shpenzuar për festën dhe personin që do të marrë përgjegjësinë për këtë lëshim.

VMRO-DPMNE-ja iu përgjigj pretendimeve të LSDM-së lidhur me flamurin e shfaqur në koncertin e 35-vjetorit të pavarësisë. Sipas sqarimit të saj, bëhej fjalë për një instalacion artistik, në të cilin një diell me shumë rreze shndërrohej në flamurin zyrtar me tetë rreze. Partia theksoi gjithashtu se LSDM-ja, e cila ka ndryshuar flamurin, emrin dhe Kushtetutën, nuk gëzon asnjë besueshmëri për të ngritur akuza për cenim të dinjitetit shtetëror. /INA/

të fundit

Messi qëndron te Inter Miami, përjashtohet huazimi në Argjentinë

Lionel Messi ka marrë një vendim përfundimtar sa i përket të ardhmes së tij të afërt në futboll, pas spekulimeve…

7 minutes ago

Kurti merr raportin vjetor të IKKL-së, vlerëson punën për dokumentimin e krimeve të luftës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me…

10 minutes ago

Nikolin Pali i arrestuar në Greqi, i dyshuar si vrasës me pagesë, pranon vrasjen e vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali, i cili u arrestua për llogari të Greqisë ka pranuar para autoriteteve greke se nuk ka kryer vetëm…

10 minutes ago

Sulmon prindërit me sende të forta në Durrës, 37-vjeçari shoqërohet në Polici; i ati dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, në Manëz të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende…

12 minutes ago

Harry kërkon të apelojë rrëzimin e padisë ndaj botuesit të Daily Mail

Princi Harry ka ndërmarrë një tjetër hap në betejën e tij ligjore kundër shtypit britanik, duke kërkuar leje për të…

24 minutes ago

Irlanda kërkon vendin e dytë, Hallgrimsson shpalos synimet për duelin me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës ka hyrë në planet e Irlandës për dy ndeshjet e fundit të Grupit B3 në Ligën e…

25 minutes ago