Categories: maqedoni

Festa e 35-vjetorit të pavarësisë kushtoi 5.53 milionë euro, zbulohet burimi i financimit

Rreth 340 milionë denarë, përkatësisht 5.53 milionë euro, është kostoja e festimeve të organizuara për 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Shifrën e konfirmoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, përcjell INA.

Të lidhura

None found

Miteva bëri të ditur se pjesa më e madhe e shumës, 300 milionë denarë, është ndarë nga fitimi i pashpërndarë i Lotarisë Shtetërore për vitin 2024. Afërsisht 40 milionë denarët e tjerë janë mbuluar nga donacionet e kompanive private.

Sipas qëndrimit të Qeverisë, për këtë organizim nuk është përdorur drejtpërdrejt asnjë fond nga Buxheti i shtetit, ndaj festimet nuk kanë rënduar financiarisht mbi qytetarët.

Megjithatë, burimi i mjeteve ka shkaktuar diskutime në opinion. Opozita dhe kritikët vlerësojnë se paratë e Lotarisë përbëjnë fonde publike, kurse Qeveria mbron argumentin se ato nuk janë tërhequr nga buxheti.

Zëdhënësja deklaroi gjithashtu se i gjithë procesi i organizimit ishte transparent. Ajo theksoi se artistët dhe përmbajtjet vendore përfaqësonin rreth 95 për qind të programit, ndërsa interpretimi i yllit ndërkombëtar David Guetta ishte ndër momentet kryesore të tij.

Gjatë konferencës për media, drejtori i Lotarisë Shtetërore, Aleksandar Klimovski, paraqiti vendimet dhe bazën ligjore mbi të cilat u siguruan fondet për realizimin e festimeve./INA/

të fundit

Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen…

47 seconds ago

Barcelona vendos kushtet për të transferuar Pedro Porron

Barcelona ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Tottenhamit, Pedro Porro, por fillimisht kërkon që lojtari dhe…

3 minutes ago

Miqja e Arlinda Zekajt kërkon që edhe ish-vjehrra të hetohet nga Policia e Kosovës

Shoqja e Arlinda Zekajt, Ana Zhubi, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar sërish…

4 minutes ago

Juventusi pritet të regjistrojë Zhegrovën për Ligën e Evropës

Edon Zhegrova sipas të gjitha gjasave pritet të jetë pjesë e Juventusit për ndeshjet e Ligës së Evropës, ka raportuar…

9 minutes ago

LSDM akuzon Sllaveskin se po mbron kapitalin kriminal dhe kërkon reagimin e Prokurorisë

LSDM sot ka akuzuar guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Sllaveski se me vendimet e tij po tenton të mbroj paratë…

13 minutes ago

Ndahet nga jeta sulmuesi i Tenerifes pas përplasjes gjatë ndeshjes

Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel ndërroi jetë mëngjesin e sotëm (e martë) pas përplasjes që pësoi të hënën mbrëma…

15 minutes ago