Që prej sot, ndërmarrjet private në Maqedoninë e Veriut kanë mundësinë të nisin dhënien e regresit për pushimin vjetor, të njohur si K-15, ndërsa vlera minimale për vitin 2026 është caktuar në rreth 19.116 denarë.
Llogaritja e këtij regresi mbështetet te pagat mesatare neto të muajve shkurt, mars dhe prill 2026, të cilat kanë qenë 46.159, 48.433 dhe 48.779 denarë. Këto shifra japin një mesatare prej afërsisht 47.790 denarësh, mbi të cilën bëhet përllogaritja e K-15, i cili sipas Marrëveshjes Kolektive duhet të arrijë së paku 40 për qind të kësaj vlere.
None found
Të gjithë punonjësit e sektorit privat kanë të drejtë të përfitojnë K-15, me kusht që gjatë vitit kalendarik të kenë të paktën gjashtë muaj punë të pandërprerë te i njëjti punëdhënës.
Bizneset kanë gjithashtu mundësi të japin një shumë më të madhe, nëse kjo është parashikuar në marrëveshje kolektive ose në një akt të brendshëm të kompanisë.
Ndërkohë, kompanitë që punojnë me humbje ose që hasin vështirësi financiare mund të aplikojnë pagesë më të ulët, ose në disa raste të përjashtohen nga kjo detyrë, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet kolektive, por vetëm nëse disponojnë dokumentacionin dhe vendimet përkatëse të përcaktuara me ligj.
Nëse punëdhënësit nuk e kryejnë pagesën e regresit të parashikuar me ligj, ata mund të përballen me kontrolle nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe me gjoba financiare. Punëtorët, nga ana tjetër, kanë të drejtë të ankohen në Inspektoratin e Punës ose t’i kërkojnë të drejtat e tyre në gjykatë.
K-15 përbën një të drejtë ligjore të punëtorëve, që rrjedh nga marrëveshjet kolektive dhe legjislacioni i punës. /INA/
Mbrëmjen e djeshme, një sasi lënde plasëse, dyshohet tritol, është gjetur e pashpërthyer në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse, është…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Denizlit në Turqi, ku biznesmeni 49-vjeçar Fedai Karagjoz është gjetur i vrarë…
Paraditen e kësaj të premteje, deputeti i Partisë Mundësia, Erlad Kapri, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Mësohet…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…
Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…
Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…