Në diskutimin për amendamentet ndaj Projektligjeve për Shërbimin Gjyqësor dhe Prokurorinë Publike, ministri i Drejtësisë Igor Filkov i bëri thirrje opozitës se procesi i reformave në gjyqësor nuk do të bllokohet nga kalkulimet e përditshme dhe pengesat politike.
Filkov tha se mund të pranojë fyerjet ndaj tij, pasi ato, sipas tij, janë shfaqje e frustrimit politik, e pafuqisë dhe e edukimit të brendshëm. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të lejojë që para opinionit vendas të shtiret një shqetësim i rremë dhe të manipulohet me faktet.
None found
Ai u shpreh gjithashtu se i vjen keq që debati ishte ndërprerë një ditë më parë, duke kujtuar se ishte paraparë edhe një takim i grupit të punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Sipas Filkovit, bëhet fjalë për të njëjtin grup pune në të cilin opozita mungon, me synimin e qartë për të bojkotuar procesin reformues. “Këtë, natyrisht, nuk mundem dhe nuk duhet ta lejoj”, deklaroi Filkov./Telegrafi/
Tifozët e Slovan Bratislava kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me performancën e klubit sllovak në Ligën e Kampionëve në një…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me atë se si do të…
Raheem Sterling është dënuar me 12 muaj burg për drejtim të pakujdesshëm të Lamborghinit të tij në disa rrugë në…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i vetëdijshëm se më 28 Nëntor, flamuri shqiptar do të valojë…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova në debatin mbikëqyrës në Kuvend për Bankën Alta, deklaroi se kreu i shtetit nuk ka autoritet ligjor…
VLEN i është përgjigjur publikisht letrës së kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, lidhur me përdorimin zyrtar…