Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori kinez në Maqedoni, Jang Sio këtë të premte kanë pritur dozat e radhës të vaksinave kineze në Maqedoni.
Në fjalën e tij para mediave ministri i Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos kenë hezitim se të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta.
“Nuk ka nevojë që të zgjidhni vaksina, të gjitha janë të cilësisë së njvjtë. Qytetarët lirisht le ta pranojnë vaksinën që do t’u ofrohet”, tha Filipçe.
Gjithashtu ai është shprehur se nuk ka asnjë preferencë në lidhje me vaksinat.