Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi pas takimit me pensionistët në komunën e Karposhit se rritja e pensioneve me rreth 3% nuk garanton mbijetesën mujore dhe një jetë dinjitoze për këtë kategori.
None found
Sipas tij, rritja e çmimeve dhe e kostove të jetesës ka dëmtuar ndjeshëm standardin e pensionistëve, ndërsa qeveria, siç u shpreh Filipçe, nuk ka ndërmarrë masa për t’i mbështetur ata.
“Duke pasur parasysh shtrenjtimin e përgjithshëm dhe rritjen e madhe të çmimeve të karburanteve, pensionistët nuk mund ta ndiejnë realisht këtë rritje. Një shtesë prej më pak se 3% nuk mjafton për të përballuar muajin përballë rritjes së madhe të çmimeve. Pas goditjes së fortë që ka pësuar standardi i jetesës muajt e fundit, ata kanë nevojë vërtet për më shumë mbështetje”, tha Filipçe.
Ai nënvizoi se problemet e pensionistëve shkojnë përtej masës së pensioneve, pasi lidhen edhe me gjendjen e përgjithshme të vendit dhe me politikat qeveritare që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.
“Si kategoria më e moshuar e qytetarëve, ata shqetësohen edhe për zhvillimet e tjera në vend. I shqetëson rrezikimi i rrugës evropiane, borxhet e mëdha të vendit, si dhe politikat e këqija që prekin standardin e jetesës, ekonominë dhe financat. Ata e dinë se fëmijët e tyre po përballen me vështirësi dhe jetojnë keq, ndërsa shqetësohen edhe sepse shumë prej tyre po detyrohen të kërkojnë një rrugëdalje dhe shpëtim jashtë vendit”, u shpreh Filipçe.
Portieri spanjoll, Sergio Rico, një ish-lojtar i Sevillas, Paris Saint-Germain dhe Fulham, dhe familja e tij ishin viktima të një…
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar kthimin e sendeve…
Erkand QerimajSportisti dhe peshëngritësi kampion i Shqipërisë, Erkand Qerimaj është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në ambientet e Prokurorisë…
Këtë të enjte, në një prononcim për News24, një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama, i ka përqeshur qytetarët për…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka sekuestruar pasuri me vlerë totale 77 milionë lekë, që dyshohet se kanë ardhur nga…
Studentë dhe të rinj prej muajsh i kërkojnë kryeministrit Edi Rama, ndërsa ditët e fundit kërkesa e tyre është intesfikuar…