Me traktorë dhe mjete të tjera bujqësore, fermerët e rajonit të Strumicës kanë paralizuar qendrën e qytetit. Protesta vjen si kundërshtim ndaj çmimit aktual të blerjes së specave të Kërtovskës, të cilët përdoren nga industria e konservimit dhe përpunimit.
None found
Prodhuesit presin që ministri i Bujqësisë, Borçe Serafimovski, të ndërmarrë hapa konkretë pas takimit të zhvilluar një ditë më parë në Strumicë. Sipas tyre, ministri është shprehur i gatshëm t’i shqyrtojë kërkesat, por para se të marrë një vendim duhet të bisedojë me përfaqësuesit e kapaciteteve përpunuese. Aktualisht, këto kompani ofrojnë 25 denarë për një kilogram.
“Ministri na premtoi dje se do të angazhohet për gjetjen e një çmimi më të lartë blerjeje. Nëse nuk arrihet një vlerë e pranueshme, që të paktën të mbulojmë shpenzimet e prodhimit, nga e marta do të rikthehemi në protesta dhe bllokada”, deklaroi Aleksandar Grozdanov, përfaqësues i Shoqatës “Mladi Murtino”.
Protestat dhe bllokadat e fermerëve kanë hyrë tashmë në ditën e tretë. Kërkesa e tyre kryesore është që çmimi i blerjes të llogaritet mbi bazën e kostove reale të prodhimit.
Fermerët e konsiderojnë të pajustifikueshëm ndryshimin e çmimit krahasuar me vitin e kaluar. Speci i përzier i klasës së parë dhe të dytë, që dërgohej për përpunim në fabrikat e industrisë së konservimit, atëherë blihej për 35 deri në 40 denarë kilogrami, ndërsa këtë vit çmimi ka zbritur në 25 denarë.
Sipas prodhuesve, me shumën që u ofrohet aktualisht nuk mund të përballohen shpenzimet e prodhimit. Ata paralajmërojnë vijimin e protestave në rast se nuk ofrohet një zgjidhje konkrete.
Kërkesa e tyre është që institucionet dhe kompanitë përpunuese të zhvillojnë negociata dhe të caktojnë një çmim që u lejon fermerëve të mbulojnë kostot dhe të vijojnë aktivitetin e prodhimit.
Policia belge ka nisur një hetim pas trazirave të tifozëve në një ndeshje të Ligës së Kampionëve midis Club Brugge…
EgnatiaEgnatia është gati dhe e “karikuar” për të befasuar Aarhus në transfertën daneze, Conference League [...]Read More...
Enti shtetëror për revizion (ESHR) konstatoi dobësi në vendosjen dhe zbatimin e masave parandaluese për sigurinë informatike në Fondin për…
Këtë të enjte, pedagogët kanë nisur të mblidhen përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në mbështetje të studentëve,…
Real Madridi ka nisur të monitorojë Johan Manzambin, mesfushorin ofensiv të Aston Villës, për afatin kalimtar të dimrit. Plani për…
Cesc Fabregas, i gëzuar, shprehu lëvdata për performancën e Comos në fitoren 4-1 ndaj Manchester United në Ligën e Kampionëve…