Ministri Agon Ferati priti në një takim pune delegacionin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), me fokus thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe përkrahjen ndaj sipërmarrjeve.
None found
Gjatë bisedimeve, Ferati shprehu vullnetin për të finalizuar një Memorandum Mirëkuptimi me Odën, që do të hapte rrugë për seminare trajnuese dhe nisma të përbashkëta dedikuar anëtarëve të saj.
Kryetari i OEMVP-së, Nuhi Aliu, vlerësoi se një dialog i vazhdueshëm mes palëve është thelbësor për të siguruar një partneritet afatgjatë.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv Durim Zeqiri theksoi se Oda është e gatshme të vërë në dispozicion të institucioneve dhe enteve publike burimet dhe dijen e Qendrës së saj të Trajnimeve, duke synuar ngritjen e aftësive profesionale.
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutas, ka pritur në selinë e KFOR-it…
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se ka nënshkruar Rregulloren e Brendshme për Mbrojtjen…
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) ka realizuar një vizitë zyrtare në Strugë dhe Dibër, në…
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor për mosdeklarim të pasurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim…
Pavarësisht pranisë së madhe të vendeve evropiane në listë, Singapori ka ruajtur vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e rizgjedhur të Bashkimit të Sindikatave të…