Agon Ferati, ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, mori pjesë në Balkan Business Forum, që u zhvillua në Tiranë, ku nënvizoi rolin e bashkëpunimit ekonomik në forcimin e raporteve rajonale, hapjen e perspektivave të reja dhe krijimin e një vizioni të përbashkët për të ardhmen e vendeve të Ballkanit.
None found
Gjatë adresimit të tij para pjesëmarrësve, Ferati tha se lidhjet ekonomike sjellin përfitime për të gjitha palët. Sipas tij, rajoni duhet të mobilizojë potencialin e vet duke u mbështetur te partneritetet dhe interesat që bashkojnë vendet.
“Bashkëpunimi ekonomik nuk prodhon humbës, por vetëm fitues. Perceptimi për Ballkanin po ndryshon: ai nuk shihet më vetëm si një rajon i përshkuar nga përplasjet dhe mosmarrëveshjet historike, por si një hapësirë me mundësi, zhvillim të përbashkët dhe një model të ri bashkëpunimi mes njerëzve dhe shoqërive të rajonit”, deklaroi Ferati.
Mesazhi i ministrit u përqendrua te nevoja për të lënë pas ndasitë e së kaluarës dhe për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme përmes dialogut, bashkëpunimit dhe projekteve që gjenerojnë vlerë për të gjithë.
Balkan Business Forum në Tiranë është një platformë ku aktorët ekonomikë dhe institucionalë të rajonit shkëmbejnë ide dhe thellojnë lidhjet mes tyre, me synimin për të nxitur zhvillimin dhe për të hapur mundësi të reja bashkëpunimi në Ballkan.
Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…
Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…
Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…
Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…