Këshilli i Komunës së Dibrës ka dhënë sot miratimin për planet e ndërtimit të fabrikës së re të kompanisë Knauf në Dibër, një çështje për të cilën InfoShqip kishte raportuar edhe më herët.
None found
Vendimi u mor pas votimit të 15 këshilltarëve, ku 14 prej tyre u shprehën në favor dhe vetëm një votoi kundër. Kundërshtimi i vetëm erdhi nga këshilltari Bardhyl Skara.
Në mbështetje të propozimit votuan Afrim Kërkuti, Altina Canebafto, Krenar Sllova, Beqir Lata, Nazmi Tollumi, Artin Spahiu, Valdrin Delishi, Fatjona Dema, Dërgim Kaja, Bekim Imeri, Arbnesha Pocesta, Adem Idrizovski, Silas Muslioski dhe Muharem Imerovski.
Investimi i Knauf ishte bërë publik më herët. Gjatë muajit janar, kryetari i Komunës së Dibrës, Fisnik Mela, zhvilloi një vizitë në selinë e kompanisë në Iphofen të Gjermanisë, ku u diskutua edhe mundësia e ndërtimit të një fabrike të re me kapacitete më të mëdha prodhuese. Vlera e parashikuar e investimit është rreth 44 milionë euro.
Projekti ka ngjallur interes edhe për shkak të pasojave të mundshme mjedisore, si dhe të faktit se lokacioni i propozuar ndodhet në qendër të qytetit të Dibrës. Për këtë arsye, rëndësi të veçantë do të ketë informimi i publikut mbi vlerësimet mjedisore dhe masat që planifikohen për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.
Me rezultatin 14 vota pro dhe një kundër, Këshilli i Komunës së Dibrës e miratoi projektin me një mbështetje pothuajse unanime. /InfoShqip.com
Josh Kushner, CEO i Thrive Capital, ka folur për herë të parë publikisht mbi dështimin e planit të FIFA-s për…
Kaos në Aeroportin Ndërkombëtar të Portsmouth në New Hampshire, SHBA, ku një 17-vjeçar, duke u përpjekur t’i shpëtonte policisë, hyri…
Një vajzë 20-vjeçare me origjinë shqiptare është përfshirë në një histori të rëndë familjare në Rimini të Italisë, pasi vendosi…
Policia e Kosovës ka sekuestruar pajisje telekomunikuese, për të cilat dyshohet se janë përdorur për t’u ndihmuar kandidatëve gjatë testit…
Në Maqedoni, gjatë pesë viteve janë ndërtuar më shumë se 36.000 banesa, edhe pse më shumë se një e treta…
Nart Gashi, futbollist i lindur në vitin 2008, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Hajduk Split, një prej klubeve me…