Categories: maqedoni

ESHR zbulon shkelje dhe mangësi në prokurimet e EMV-së

Një pjesë e konsiderueshme e prokurimeve publike të Shoqërisë Aksionare EMV – Shkup është realizuar me mangësi dhe parregullsi, sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit. Problemet janë evidentuar në fazat e planifikimit, zhvillimit dhe zbatimit të procedurave.

Të lidhura

None found

Revizorët kanë gjetur raste kur mallrat dhe shërbimet e blera nuk janë përdorur ose nuk janë realizuar në tërësi. Për një aditiv janë shpenzuar 2,29 milionë euro (141,6 milionë denarë), ndërsa pjesa më e madhe e tij ka mbetur e papërdorur dhe i ka kaluar afati i përdorimit.

Një tjetër rast lidhet me blerjen e një motori me gaz, për të cilin janë paguar 2,48 milionë euro (153,2 milionë denarë). Kontrata është lidhur përmes procedurës me negocim pa publikim të njoftimit, nën arsyetimin e një urgjence ekstreme, por motori ka qëndruar për një periudhë të gjatë në magazinë dhe nuk është vënë në punë, pasi nuk ishin krijuar kushtet themelore për instalimin e tij.

ESHR-ja ka bërë të ditur gjithashtu se 1,72 milionë euro (106,2 milionë denarë) janë paguar për zhvendosjen e pajisjeve që nuk janë përdorur asnjëherë. Ndërkohë, më shumë se 70 për qind e vlerës së kontratave të nënshkruara gjatë vitit 2024 u përqendrua te vetëm gjashtë operatorë ekonomikë, ndërsa në shumë procedura u paraqit vetëm një ofertë.

Raporti evidenton edhe specifikime teknike të hartuara në mënyrë që favorizonin një markë të caktuar ose një prodhues të autorizuar. Po ashtu, janë konstatuar raste të mospranimit të dokumenteve të certifikatave (atesteve), si dhe tejkalim i kufirit ligjor prej mbi 81 mijë eurosh për prokurimet e kryera pa procedurë.

Sipas revizorëve, në disa procedura nuk është bërë verifikim i plotë dhe i hollësishëm i dëshmive që vërtetonin përmbushjen e kushteve. Për disa mallra dhe shërbime të dorëzuara mungonin dokumentet përkatëse teknike, certifikatat (atestet) dhe prova të tjera të besueshme.

Për përmirësimin e situatës, Enti Shtetëror i Revizionit i ka përcjellë EMV-së disa rekomandime. Synimi i tyre është që burimet publike të përdoren në mënyrë më të shpejtë, ekonomike, transparente dhe në përputhje me ligjin./Shenja/

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago