Categories: maqedoni

ESHA: Vetëm 9 nga 62 lokomotivat e hekurudhave në Maqedoni janë në punë; humbjet kapin 6.75 miliardë denarë

Enti Shtetëror i Auditimit (ESHA) bën të ditur se Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut (HRMV) Transport SHA Shkup kanë regjistruar humbje prej 331.8 milionë denarësh për vitin 2024. Kur u shtohen humbjet e mbartura nga periudhat e mëparshme, shuma arrin në 6.75 miliardë denarë. Nga 62 lokomotiva që zotëron kompania, vetëm nëntë janë funksionale.

Inventari i mjeteve të transportit përfshin edhe 16 grupe pasagjerësh, por në gjendje pune janë vetëm pesë prej tyre. Ndër 47 vagonët e pasagjerëve, dy përdoren në shërbimin e rregullt të transportit.

Të lidhura

None found

Auditimi evidentoi mangësi edhe në administrimin dhe regjistrimin e një pjese të stoqeve, përfshirë lëndët e para, materialet, pjesët rezervë, inventarin e vogël, paketimin dhe gomat e automjeteve. Sipas vlerësimit, 71% e stoqeve, me vlerë 342.345 mijë denarë ose 5.548.000 euro, datojnë para vitit 2019. Megjithatë, në mbyllje të periudhës kontabël nuk ishte bërë përshtatja e vlerës së tyre.

Sa i përket derivateve të naftës, ESHA konstatoi se pranimi dhe shpërndarja kryhen në mënyrë të papërshtatshme, joprofesionale dhe të pasigurt, duke krijuar rrezik për shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, si edhe për mjedisin. Pajisjet e matjes janë të vjetruara e të improvizuara dhe mund të manipulohen lehtësisht, ndaj nuk pasqyrojnë gjendjen reale të derivateve. Po ashtu, automjetet furnizohen me pompa, matësit e të cilave nuk janë kontrolluar apo kalibruar prej një kohe të gjatë.

Në vend që të shlyente në afat detyrimet e prapambetura, kompania kishte ndjekur praktikën e kundërshtimit të vendimeve për urdhërpagesa. Kjo ka zgjatur proceset gjyqësore dhe ka shtuar ndjeshëm detyrimet që lidhen me borxhin kryesor, interesat dhe kostot gjyqësore.

të fundit

U.S. midterm elections: Democrats lead in early congressional results

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

4 hours ago

How Vuçiç’s system is being dismantled: Arrests, resignations and attempts to destroy evidence of crimes

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

4 hours ago

She raised her son alone after separating from her husband: New details emerge in killing of 39-year-old Albanian woman by her 21-year-old son in Italy

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…

4 hours ago

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Demokratët avancojnë në rezultatet e para për Kongresin

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…

5 hours ago

Si po çmontohet sistemi i Vuçiç/ Arrestime, dorëheqje dhe përpjekje për të zhdukur provat e krimit

Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…

5 hours ago

Midterm elections in the US: Vote counting begins after polls close in six states

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…

5 hours ago