Categories: maqedoni

ESHR: Afro 66% e ekzaminimeve në Klinikën për Kirurgji Torakale janë realizuar si raste urgjente ose me udhëzime pa termin

Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit për performancën financiare dhe pajtueshmërinë e Klinikës për vitin 2024, rreth 66% e të gjitha ekzaminimeve në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë zhvilluar përmes referimeve urgjente ose referimeve pa termin.

Të lidhura

None found

Raporti vëren se ekziston një shpërpjesëtim ndërmjet numrit të kontrolleve të rregullta dhe atyre urgjente, situatë që ka sjellë mbingarkesë në punën e Klinikës.

Auditorët theksojnë se një përbërje e tillë e referimeve paraqet një largim të dukshëm nga përdorimi i planifikuar i sistemit “Termini im” dhe shton barrën e punës në Klinikë, gjë që mund të ndikojë në efikasitetin e planifikimit dhe organizimit të procesit të punës, në shfrytëzimin optimal të kapaciteteve në dispozicion dhe në qasjen e pacientëve te shërbimet shëndetësore.

Në raport thuhet gjithashtu se nuk është evidentuar në mënyrë të përditësuar dhe me kohë konsumi i barnave dhe materialeve mjekësore në regjistrat kontabël dhe materialë, ndërsa një pjesë e tyre janë furnizuar para skadimit të kontratës, me qëllim që të sigurohej zhvillimi pa pengesa i veprimtarisë së kujdesit shëndetësor.

Po ashtu, auditorët kanë konstatuar se brenda Klinikës nuk ishte themeluar një farmaci spitalore, përmes së cilës duhej të realizohej menaxhimi i inventarit.

Raporti nënvizon edhe zbatim jo të duhur të Ligjit për Prokurimin Publik në disa nga procedurat e realizuara të prokurimit publik.

Auditimi ka evidentuar se një pjesë e kërkesave të arkëtueshme janë më të vjetra se tre vjet, çka krijon pasiguri për mbledhjen e tyre në të ardhmen. Gjithashtu është konstatuar edhe mospërputhje mes pjesëmarrjes së përllogaritur dhe asaj të arkëtuar për shërbimet shëndetësore të ofruara për të siguruarit shëndetësor.

Për tejkalimin e gjendjeve të konstatuara, ESHR i ka dorëzuar tetë rekomandime Klinikës për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare.

të fundit

Padia e Veliajt për prokurorin Olsi Dado/ Mbahet sot seanca gjyqësore në Gjykatën Administrative

Ditën e sotme në Gjykatën Administrative do të zhvillohet seanca e rradhës gjyqsore, në lidhje me padinë e kryebashkiakut Veliaj…

5 minutes ago

28-vjeçari humb jetën në Milano pasi hyri natën fshehurazi në një pishinë të mbyllur, dyshohet se u mbyt gjatë zhytjes

Një i ri 28-vjeçar me origjinë peruane ka humbur jetën në Milano, pasi dyshohet se u mbyt gjatë një zhytjeje…

14 minutes ago

Kapshticë, radhë kilometrike dhe pritje deri në tre orë për udhëtarët

Radhët e gjata të automjeteve në pikën kufitare të Kapshticës, mbeten një sfidë e përditshme për udhëtarët që lëvizin mes…

16 minutes ago

Arrestohet në Selanik 43-vjeçari, dyshohet se tentoi të sulmonte me zinxhir qeni mbesën 9-vjeçare

Në Selanik është vënë në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se u përpoq të godiste mbesën e tij 9-vjeçare…

32 minutes ago

Irlanda merr drejtimin gjashtëmujor të BE-së, me ekonominë dhe Ukrainën në qendër

Nga 1 korriku, Presidenca e radhës e Këshillit të Bashkimit Evropian kalon te Irlanda për një mandat gjashtëmujor. Për Dublinin,…

32 minutes ago

LSDM: Mickoski is lying again, this time also about the Electoral Code

Nga LSDM thonë se është gënjeshtër deklarata e Hristijan Mickoskit se ata nuk dëshirojnë që diaspora të votojë në zgjedhje."Pasi…

33 minutes ago