Personat në foto mbetën të plagosur ditën e sotme gjatë atentatit që ju bë kryekomunarit shqiptar të Haraçinës në Maqedoninë e Veriut, Ridvan Ibrahimi.
Eshtref. S dhe Adnan Ajdini (djali i shoferit të kryetarit të komunës) janë dy personat që kanë mbetur të plagosur pas sulmit me armë.
Policia dyshon se dy janë autorët të cilët kanë kryer sulmin, ndërsa janë vënë në ndjekje të tyre.
Aktualisht gjendja e dy të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve./albeu.com