Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka vlerësuar miratimin e rebalancit të buxhetit të Qytetit të Shkupit, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për zbatimin e projekteve të premtuara për banorët e kësaj komune.
None found
Sipas tij, në dokumentin e miratuar janë paraparë investime të rëndësishme infrastrukturore për Sarajin, përfshirë ndërtimin e urës së re dhe rrethrrotullimit, hapjen e rrugëve të reja, si dhe realizimin e projekteve të tjera me rëndësi për qytetarët.
Elmazi ka falënderuar kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe këshilltarët që votuan në favor të rebalancit, duke theksuar se projektet e miratuara lidhen drejtpërdrejt me interesat e banorëve të Sarajit.
“Ajo që premtojmë, atë e realizojmë!”, deklaroi Elmazi, ndërsa shtoi se përfshirja e këtyre projekteve në buxhet shënon vetëm nisjen e një angazhimi më të gjerë për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në komunë.
Ai nënvizoi se zotimet do të konkretizohen përmes punëve dhe investimeve, duke e përshkruar këtë vendim si një hap të parë drejt përmbushjes së premtimeve të dhëna.
Bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit, sipas Elmazit, do të vijojë edhe në të ardhmen, me fokus te zbatimi i projekteve konkrete për qytetarët.
“Bashkë po e zhvillojmë Sarajin. Ajo që e premtuam, do ta realizojmë!”, theksoi Elmazi.
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, analisti Andi Bushati komentoi protestën, duke u ndalur te kërkesat e protestuesve dhe…
Analisti Baton Haxhiu ka komentuar rolin dhe kufizimet e protestës qytetare ndaj qeverisë. Ai shprehet kundër idesë se suksesi i…
Allison Guerriero, ish-e dashura e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, ka ndërruar jetë papritur në banesën e saj…
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, e ka përshëndetur rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, duke e cilësuar…
Promovimi zyrtar i projektit “Treni urban” do të mbahet të mërkurën, më 2 shtator, paralajmëruan nga Ministria e Transportit. Treni…
Ministri për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në detyrë, Andin Hoti ka bërë të ditur se gjatë një…