Komuna e Sarajit dhe Fondacioni ALBIZ kanë zyrtarizuar bashkëpunimin për realizimin e një objekti të ri shkollor në fshatin Matkë. Nisma është ndërmarrë nga kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, si një hap konkret për avancimin e infrastrukturës arsimore.
None found
Shkolla e re pritet t’u sigurojë nxënësve kushte të sigurta, moderne dhe bashkëkohore, duke krijuar një hapësirë të përshtatshme për mësim, edukim dhe zhvillim.
Elmazi e ka vlerësuar projektin si një zhvillim me rëndësi për banorët e Matkës, ndërsa investimin e ka cilësuar si kontribut për të ardhmen e fëmijëve.
“Premtimet tona nuk mbeten vetëm fjalë, ato po i kthejmë në projekte konkrete dhe vepra që do të mbeten për brezat e ardhshëm”, ka deklaruar Elmazi.
Kryetari i Komunës së Sarajit ka shprehur mirënjohje për Fondacionin ALBIZ për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë. Sipas tij, puna e përbashkët po ndihmon në krijimin e mundësive për një arsimim në kushte më të mira për gjeneratat e reja.
Projekti për ndërtimin e shkollës në Matkë është pjesë e angazhimit të Komunës së Sarajit për modernizimin e infrastrukturës arsimore dhe zbatimin e nismave konkrete në të mirë të qytetarëve.
Ministria e Transformimit Dixhital do të lançojë zyrtarisht aplikacionin e ri celular "m.Uslugi" më 28 tetor, njoftoi ministri Stefan Andonovski.Aplikacioni…
Porsche ka publikuar një video të re ngacmuese për supermakinën e saj të ardhshme, Mission S, duke zbuluar një detaj…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka ironizuar dy deputetët e PS, Erion Braçe dhe Elisa Spiropali, që edhe pse u…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë transmetimin e mundshëm të ekzekutimit të Nidal Malik Hasan,…
EgnatiaPërmes postimit të fundit në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka uruar për ditëlindjen mesfushorin dhe kapitenin Albano Aleksi [...]Read…
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se e kanë parandaluar futjen e kontrabandës në…