Categories: maqedoni

Nis nesër shërbimi i “Trenit urban” në linjën Zelenikovë-Shkup

Të mërkurën, më 2 shtator, do të bëhet prezantimi zyrtar i nismës “Treni urban”, njoftuan nga Ministria e Transportit. Duke filluar nga dita e nesërme, treni urban do të hyjë në funksion në itinerarin e parë nga tre të planifikuarit, i cili përfshin stacionet: Zelenikovë, Zelenikovë e Re, Oreshan, Jane Sandanski, Draçevë, Lisiçe dhe Stacioni i ri hekurudhor në Shkup.

Të lidhura

None found

Në këtë ceremoni pritet të jenë të pranishëm kryeministri Hristian Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, drejtori i NP Hekurudhat Infrastruktura Sinisha Ivanovski, drejtori i Hekurudhave Transporti Dejan Koshutiq, si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjeorgjievski. Gjithashtu, do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave Zelenikovë, Kosta Manevski, Kisella Voda, Beti Stamenkovska Trajkova dhe Aerodrom, Dejan Mitevski.

Për të shënuar në mënyrë simbolike fillimin e projektit, të pranishmit do të udhëtojnë me tren nga stacioni hekurudhor i Zelenikovës deri në Stacionin e ri hekurudhor në Shkup.

Për nevojat e kësaj nisme, Hekurudhat Infrastruktura kanë realizuar një rikonstruksion të plotë të linjës hekurudhore, me qëllim rritjen e nivelit dhe kapacitetit të shpejtësisë në këtë relacion.

Shërbimi i transportit në segmentin Zelenikovë-Stacion hekurudhor Shkup do të kryhet me tre trena, sipas një orari të përcaktuar saktësisht, të konfirmuar nga Hekurudhat Transporti.

Projekti “Treni urban” përfaqëson një vizion të kësaj qeverie, i cili synon t’u ofrojë banorëve të Shkupit, si nga zonat periferike ashtu edhe nga qendra, një transport publik urban më të shpejtë, më efikas dhe më të aksesueshëm. Objektivi është që periferitë e kryeqytetit të lidhen me bërthamën qendrore të qytetit, çka nënkupton ulje të kostove të udhëtimit, kohë më të shkurtër udhëtimi, pritje të reduktuara dhe një shërbim publik më të shpejtë. Një aspekt veçanërisht i rëndësishëm është integrimi i “Trenit urban” me sistemin e qarkullimit të NQP-së, duke krijuar kështu një transport publik cilësor, të unifikuar dhe efikas për qytetarët, studentët dhe nxënësit.

Nga Ministria e Transportit theksojnë se janë duke vazhduar punimet edhe në projektimin e linjës së dytë dhe të tretë të Trenit urban. Linja e dytë do të shtrihet nga Stacioni i ri hekurudhor përmes Butelit dhe Shkupit Veri deri në Gjorçe Petrov, ndërsa e treta do të lidhë Stacionin e ri hekurudhor me Autokomandën, Maxharin dhe “Ilinden”.

të fundit

Elmazi: Skopje Budget Rebalance Brings New Projects to Saraj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, e ka përshëndetur rebalancin e buxhetit të Qytetit të Shkupit, duke e cilësuar…

8 seconds ago

Hoti in Geneva: The issue of the missing must not depend on political will

Ministri për Punë Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare në detyrë, Andin Hoti ka bërë të ditur se gjatë një…

2 minutes ago

Maqedonci: Military education and cooperation with Turkey deepen the Kosovo-Turkey partnership

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takim me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, si…

2 minutes ago

Tim Cook Ends 15-Year Tenure as Apple CEO: Historic Successes and Challenges John Ternus Inherits

Pas 15 vitesh në krye të Apple, Tim Cook po i lë drejtimin e kompanisë John Ternus, duke i dorëzuar…

3 minutes ago

Changes in the State Police, Luigj Vathi takes over the Border and Migration Department in Korçë

Lëvizje të reja janë ndërmarrë në radhët e Policisë së Shtetit, ku është ndryshuar drejtuesi i Departamenti të Kufirit dhe…

3 minutes ago

Allison Guerriero, Former Partner of Charles McGonigal Who Denounced His Ties to Edi Rama in the US, Dies

Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, e cila kishte denoncuar…

4 minutes ago