Në seancën e sotme për rastin “Puls”, ekspertët e ndërtimtarisë iu përgjigjën pyetjeve të palës mbrojtëse. Diskutimi u përqendrua te materialet e përdorura në objekt, përfshirë sfungjerin poliuretanik për izolim akustik, si dhe te rikonstruksionet e ndërhyrjet e kryera në strukturën e tij.
None found
Pyetjeve të avokatit iu përgjigj profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski, i angazhuar si ekspert nga Prokuroria Publike.
Gjatë dëshmisë, avokati e pyeti Markovskin nëse ishte dakord se gjendja e objektit në kohën kur ishte dhënë me qira, në dhjetor të vitit 2012, nuk kishte shkaktuar pasojat e zjarrit.
“Po, për pasoja të tilla, pajtohem!”, deklaroi Markovski.
Kjo përgjigje u dha gjatë shqyrtimit të ekspertizës që trajton shkaqet dhe pasojat e zjarrit.
Sipas të dhënave të paraqitura në seancën e kaluar, ekspertiza kishte evidentuar një sërë mangësish në lidhje me objektin dhe me veprimet e institucioneve përgjegjëse. Ndër to përfshiheshin mungesa e dokumentacionit të nevojshëm teknik, mosangazhimi i kryerësit profesional dhe i mbikëqyrjes, mungesa e kontrollit të cilësisë, si dhe mosmarrja e të gjitha masave të parashikuara për mbrojtjen nga zjarri.
Po ashtu, nuk ishte zhvilluar mbikëqyrje inspektuese nga inspektori i autorizuar i ndërtimtarisë dhe as nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Inspektorati Shtetëror i Tregut nuk kishte verifikuar nëse ishin përmbushur kushtet minimale teknike, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme kishte dhënë pëlqim, pavarësisht mangësive në zgjidhjen e komunikacionit.
Ekspertiza dhe pyetjet e mbrojtjes vijojnë. Shqyrtimi po fokusohet te shkaqet e zjarrit dhe te lidhja shkakësore ndërmjet gjendjes së objektit, ndërhyrjeve të mëvonshme dhe pasojave të zjarrit.
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh edhe kryeministër i vendit, ka zbardhur diskutimet e mbledhjes me ministrat në Pogradec. Rama tha…
Oqeanet e botës kanë shënuar temperaturën mesatare më të lartë që nga fillimi i matjeve në vitin 1979. [...]Read More...
Shërbimi sekret amerikan është në dijeni të një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se kërcënon…
Pavarësisht rritjes së fundit të çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni, kryeministri Hirstijan Mickoski thotë se vendi ynë sërish…
Në një kohë kur vitin e ardhshëm pritet të zhvillohen zgjedhjet për kryetar bashkie, kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë…
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit.…