BDI-ja denoncon se punimet në objektin e ndërtuar në rrugën “Qemal Sejfulla” kanë nisur sërish, ndonëse objekti ishte raportuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore.
None found
Sipas kësaj partie, banorët e zonës përballen përsëri me një godinë që u pengon pamjen dhe ua bllokon dritaret e ballkonet. Ndërkohë, Komuna e Çairit nuk ka dhënë asnjë sqarim, nuk ka publikuar procesverbal inspektimi dhe nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim për ndalimin e punimeve.
Rasti ishte bërë publik në maj të vitit 2025, kur ish-kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, inspektoi vendin dhe deklaroi se objekti po ndërtohej pa projekt e pa leje ndërtimi, vetëm një metër larg ndërtesës ekzistuese dhe përpara dritareve dhe ballkoneve të banorëve.
Pas denoncimit, Prokuroria nisi procedurë hetimore ndaj investitorit. Në njoftimin e atëhershëm të saj thuhej se bëhej fjalë për një objekt banesor dhe afarist me gjashtë kate, i cili po ndërtohej pa leje në tokë shtetërore. Në kuadër të procedurës ishte kërkuar edhe ndërprerja e punimeve.
BDI-ja i kërkon Komunës së Çairit të dërgojë menjëherë inspektorët në terren dhe të sqarojë se mbi bazën e cilit dokumentacion kanë rifilluar punimet, nëse ka leje të vlefshme ndërtimi, çfarë masash ka marrë inspektorati komunal dhe nëse ndalimi i punimeve i kërkuar gjatë hetimit vazhdon të jetë në fuqi.
Gjithashtu, partia kërkon nga Prokuroria të informojë publikun për ecurinë e hetimit dhe të shpjegojë se si u mundësua rifillimi i punimeve në një objekt që vetë institucioni e kishte trajtuar si ndërtim pa leje në tokë shtetërore.
LSDM ka dalë me akuza ndaj Hristijan Mickoskit dhe Sasho Klekovskit pas organizimit të kinemasë në ambient të hapur në…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot në ora 09:00 një takim me…
Është arrestuar në Fier, në një postbllok të ngritur në Levan, 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar si autori i vrasjes…
Karim Benzema ka hyrë në radarin e Real Betisit, i cili po kërkon të përforcojë repartin ofensiv në këtë fazë…
Një 55-vjeçare nga New Jersey në SHBA humbi kontrollin e automjetit pasi një insekt u fut brenda makinës së saj,…
Ilir DajaDinamo ndodhet në momentin e saj më të mirë dhe kjo falë punës dinjitoze të trajnerit Ilir Daja [...]Read…