Categories: maqedoni

Dy linja autobusësh të reja për UNT-në, me ndalesë përballë Ambasadës Amerikane

Studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup do t’u vihen në dispozicion dy linja të reja autobusësh, përkatësisht linjat 17 dhe 17A, të cilat pritet ta lehtësojnë arritjen deri te kampusi universitar.

Të lidhura

None found

Këto dy linja do të mbulojnë 24 stacione gjithsej, ndërsa tani për tani autobusët do të nisen çdo 50 minuta. Rektori i UNT-së, Bekim Fetaji, njoftoi se një linjë tjetër do të hyjë në qarkullim gjatë muajit shkurt dhe ajo do të kalojë çdo 15 minuta.

Sipas Fetajit, pjesa më e rëndësishme e itinerarit është lidhja me zonën e Bit Pazarit dhe me Rrugën e plastikave. Ai sqaroi se linja kalon në 24 stacione, por thelbësore për universitetin është që përfshin Bit Pazarin, përballë UKM-së, vijon nga Rruga e plastikave dhe arrin deri te kampusi. Më pas rrotullohet te Ambasada e Amerikës, kthen majtas pranë muzeut dhe kështu studentët lidhen me të gjitha pikat e tjera.

Ndërkohë, lidhur me ndërtimin e kampusit të ri të Universitetit “Nënë Tereza”, rektori Fetaji bëri të ditur se tre fakultete janë zhvendosur në objektin e Lidhjes së Sindikatave.

Bëhet fjalë për Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Shkencave Humane dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë.

Mbikëqyrësi i punimeve, Oliver Kolevski, tha se nga nëntë objektet e planifikuara për fazën e parë, aktualisht po punohet në tri prej tyre. Ai shtoi se procedura e tenderit për kontraktorin mbikëqyrës është në zhvillim e sipër dhe pas përfundimit të saj do të nisë prishja; në atë moment, të gjitha objektet e tjera do të kenë përfunduar. Prej tri objekteve, njëri do ta mbyllë fazën e plotë të ndërtimit brenda dy javësh, kurse dy të tjerët do të përfundojnë rreth fillimit të dhjetorit.

Gurthemeli për kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u vendos më 7 mars 2026. Sipas parashikimeve, i gjithë kampusi i ri universitar do të përfundojë brenda pesë vjetësh.

të fundit

Ronaldo ironizon Simon Jordanin: Thuaji të heqë dorë nga botoksi, ngjan me një mollë

Cristiano Ronaldo është përfshirë në një tjetër polemikë, këtë herë për shkak të një mesazhi privat që i dërgoi gazetarit…

2 minutes ago

Babai i minatorit të ngujuar në Trepçë shpreh shqetësimin: Familjet nuk duhet të jetojnë me frikë

Babai i njërit prej minatorëve të bllokuar thellë nën tokë në Trepçë, e kishte pritur me shqetësim të madh daljen…

3 minutes ago

BBC: Ish-gjenerali sirian i akuzuar për krime kundër njerëzimit mbrohet nga SHBA dhe Libani

Një ish-gjeneral sirian, i kërkuar për krime kundër njerëzimit dhe i lidhur me programin e armëve kimike të regjimit të…

8 minutes ago

Vallja e Osman Takës shpallet pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur…

9 minutes ago

Zgjedhja e Presidentes, çfarë fitoi dhe çfarë humbi LDK-ja? Analistët analizojnë pasojat për partinë

Me 81 vota pro, në një seancë të jashtëzakonshme në minutat e fundit të afatit të fundit kushtetues për zgjedhje…

13 minutes ago

PTHP: Hetimet nuk zbuluan prova për hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Zyrës së Presidentes

PTHP njofton se pas kryerjes së një procedure paraprake hetimore në lidhje me pretendimet nga kallëzimi penal i paraqitur me…

15 minutes ago