Enti Shtetëror i Revizionit, gjatë shqyrtimit të punës së komunave për vitin 2025, ka vlerësuar se pushteti lokal nuk e mbledh tatimin sipas kërkesave ligjore dhe nuk arrin të menaxhojë në mënyrë efikase taksat dhe detyrimet financiare të subjekteve.
None found
Në raportin e ESHR-së thuhet se politikat dhe masat e ndërmarra nga Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale, së bashku me organet përgjegjëse, nuk garantojnë administrim efikas të tatimeve, taksave dhe kompensimeve lokale.
Nga kontrolli i kryer rezulton se komunat, brenda një periudhe pesëvjeçare, nuk kanë arritur të arkëtojnë të paktën 50 milionë euro. Një pjesë e këtyre detyrimeve tashmë është vjetërsuar, ndaj tatimi nuk mund të mblidhet.
Revizorët kanë evidentuar gjithashtu se shumica e komunave, veçanërisht ato rurale, nuk i kanë përditësuar çmimet mbi të cilat llogariten tatimet. Si pasojë, baza tatimore është përcaktuar nën vlerën reale.
Sipas raportit, vazhdojnë të përdoren çmime të pandryshuara prej vitesh, të cilat nuk përputhen me vlerën aktuale të tregut. Kjo sjell nënvlerësim të bazës tatimore dhe më pak të hyra për komunat.
Analiza e të dhënave për të ardhurat e realizuara nga tatimet, taksat dhe kompensimet ka treguar se komunat rurale përgjithësisht kanë kapacitet fiskal më të dobët se komunat urbane. Përjashtim nga ky konstatim bëjnë Petrovec, Ilinden dhe Çuçer-Sandevë.
Në 14 komuna janë grumbulluar kërkesa tatimore në vlerë mbi 856 milionë denarë. Kumanova, Velesi, Koçani, Kratova, Haraçina, Studeniçani dhe Kriva Pallanka janë klasifikuar si komuna me kapacitet të ulët fiskal.
Tetova, Saraji dhe Gazi Baba kanë shfaqur kapacitet të mesëm fiskal, ndërsa Çairi, Aerodromi, Karposhi dhe Qyteti i Shkupit janë identifikuar nga revizorët si njësi me kapacitet të avancuar fiskal.
E ftuar në një lidhje live në “Tonight” me Mirela Milorin ishte studentja Emi Meçani, e cila tha se kërkesa…
Protesta kundër qeverisë vijon mes tensioneve të larta në Tiranë. Të rinjtë dhe studentët kanë zmbrapsur autobotin e ujit dhe…
TeutaTeuta ka mbyllur mbrëmjen e sotme stërvitjen e fundit në “Niko Dovana” dhe pritet të udhëtojë me përqëndrimin maksimal në…
Lisandro Martinez ka kërkuar falje për deklaratat e tij pas humbjes së Manchester Unitedit ndaj Atletico Madridit, kur kritikoi drejtuesit…
Jose Mourinho kërkon që Real Madridi të bëhet më i paparashikueshëm në sulm, pavarësisht se skuadra ka arritur shifrën e…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të konferencës në Romë, ka zhvilluar një takim me…