Categories: maqedoni

EShR: Bizneseve u miratohen mbi 14 miliardë denarë kredi, 44% për prodhimin vendas

Kompanive private në Maqedoninë e Veriut u janë miratuar kredi prej mbi 14 miliardë denarësh për investime dhe zhvillim. Përmes këtyre kredive me kushte të favorshme, bizneset kanë financuar ndërtimin e objekteve, blerjen e pajisjeve dhe kalimin në burime të ripërtëritshme të energjisë.

Enti Shtetëror i Revizionit bën të ditur se, deri në shkurt të vitit 2026, janë miratuar 767 projekte me vlerë rreth 14,3 miliardë denarë, në kuadër të një linje kreditore prej 250 milionë eurosh.

Të lidhura

None found

Nga mjetet e ndara, 44% kanë shkuar për prodhimin vendas, 25% janë përdorur nga sektori i tregtisë dhe 10% nga transporti.

Sipas llojit të investimit, 46% e mjeteve janë përdorur për objekte ndërtimore, 39% për pajisje moderne dhe 11% për kalimin në energji të ripërtëritshme.

Norma e interesit për këto kredi është fikse, 1,95%, ndërsa afati i kthimit arrin deri në 15 vjet, me periudhë grejs deri në tre vjet. Kompanive u kërkohet të mbulojnë vetë të paktën 20% të vlerës së investimit.

Revizioni ka konstatuar se veprimtaritë e Bankës Zhvillimore për administrimin e mjeteve janë në përputhje me kornizën përkatëse ligjore dhe kontraktuale.

të fundit

Erald Kapri: SPAK duhet të hetojë dhe procedojë Edi Ramën, Tirana fiton me një kandidat të mbështetur nga protesta

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestat dhe zgjedhjet…

17 seconds ago

Akil Gjakova fiton medaljen e bronztë në Grand Prix të Zagrebit

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të…

2 minutes ago

Itali, gjobë rekord 887 milionë dollarë për Meta-n pas dyshimeve për akses pa pëlqim në fotot dhe videot e përdoruesve

Gjiganti teknologjik Meta është gjobitur me 887 milionë dollarë nga autoriteti italian për mbrojtjen e të dhënave personale, pasi dyshohet…

7 minutes ago

Kamerat filmojnë shkatërrimin e statujës së Krishtit në Vilnius; njëri prej autorëve largohet duke qeshur

Një incident i pazakontë dhe skandaloz është regjistruar në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku dy turistë britanikë kanë marrë një…

8 minutes ago

ESHR-ja pret propozime për revizionet e vitit 2027 deri më 1 dhjetor

Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë,…

19 minutes ago

Një ditë para ndeshjes vendimtare, Rolando Maran e lë futbollistin jashtë grumbullimit

Mbrojtësi Samuele Sina nuk ka udhëtuar me Kombëtaren A drejt Budapestit për ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë, pasi është bashkuar…

20 minutes ago