maqedoni

Deputetët bullgarë: Maqedonia është Bullgari. Ministria e Jashtme i dërgoi notë verbale ministrisë së Bullgarisë

Përderisa pritet zhbllokim i procesit integrues të vendit dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, disa deputetë të Kuvendit popullor të Bullgarisë, dje gjatë kohës kur po miratohej  propozimi francez në duart e tyre mbanin pankarta me mbishkrimin “Maqedonia është Bullgari”.

Veprimet e tilla i ka dënuar ashpër Ministria e Punëve të Jashtme, me ç ‘rast i dërgoi notë verbale Bullgarisë. Nga ministria e Jashtme e vendit kërkojnë që Sofja zyrtare të dënojë gjuhën e urrejtjes të deputetëve dhe pretendimet territoriale drejt Maqedonisë së Veriut.

Të lidhura

None found

“Porositë e këtilla janë në kundërshtim me vlerat evropiane demokratike, por edhe kundër Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi dhe Bashkëpunim dhe nuk kontribuojnë në kultivimin e parimeve dhe frymës së Marrëveshjes. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë përkatëse i ka dorëzuar Notë Verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë”- thanë nga Ministria e Jashtme e RMV-së.

Bullgaria dje hoqi veton ndaj Maqedonisë me çka i dha dritë jeshile propozimit francez për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, por me 4 kërkesa shtesë, e mes tyre edhe për mosnjohjen e gjuhës maqedonase.

“Saktësimi i tekstit nga propozim-përfundimet në Këshillin e BE-së, duke e garantuar inkuadrimin e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut në nivel të njëjtë me popujt e tjerë shtetformues. Përmirësimi i kornizës negociuese dhe propozim-përfundimeve në Këshillin e BE-së me qëllim të pasqyrimit sa më të qartë të situatës, se asgjë gjatë procesit të anëtarësimit të RMV-së në BE nuk do të interpretohet si njohje nga ana Republikës së Bullgarisë e ekzistimit të gjuhës maqedonase”- tha Nastimir Ananiev, “Vazhdojmë me Ndryshimet”.

Megjithatë, dje kryeministri Kovaçevski tha se kërkesat janë të papranueshme. Ndërkohë që ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se pas deklaratës në Kuvendin bullgar dhe pozicionet e qarta të Maqedonisë, presin nëse kryesimi francez do të ketë propozim përfundimtar.

“3 janë pikat kryesore të cilat për ne e përcaktojnë fatin e një propozimi e ato janë çështja e gjuhës, çështja e historisë si kriter për ecje përpara në procesin e integrimit dhe e treta dinamika e ndryshimeve kushtetuese karshi fillimit të bisedimeve”- deklaroi Bujar Osmani, Ministër I Jashtëm.

Osmani dhe Mariçiq dje thanë se Maqedonia do ta pranojë propozimin francez nëse në kornizën negociuese nuk problematizohet gjuha maqedonase, nuk përfshihen çështjet historike dhe nëse procesi negociues nuk varet nga futja e bullgarëve në Kushtetutën e vendit./tv21

të fundit

Protesta zhvendoset në kryeqytet, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Situata në kryeqytet ka marrë një dinamikë të re, ndërsa protestuesit kanë nisur marshimin pasi kanë qëndruar për disa orë…

11 minutes ago

Pasiguri te Manchester City, Haaland dhe katër lojtarë mungojnë në stërvitje para sfidës me AEK-un

Manchester City po përballet me probleme të shumta me lëndimet në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj AEK…

17 minutes ago

Assembly of North Macedonia approves amendments to the Law on Administrative Employees

Kuvendi miratoi ndryshimet në Ligjin për Nëpunësit Administrativë në një procedurë të shkurtuar.Me 65 vota "pro" dhe vetëm një "kundër",…

18 minutes ago

Maqedonci meets Ambassador Huchet, seeks to expand Kosovo-France defence partnership

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Francës në Kosovë, Jean-François Huchet,…

20 minutes ago

E-Kosova provides notifications and detailed information on traffic fines

Qytetarët e Kosovës tashmë mund të informohen më lehtë për gjobat dhe masat në trafik përmes platformës shtetërore e-Kosova, pas…

21 minutes ago

Speculation over Kim Jong-un’s condition: Reports claim cerebral hemorrhage and possible transfer to China

Kim Jong-un mund të jetë në gjendje kome pas një hemorragjie cerebrale, pretendojnë postime të shumta që po qarkullojnë në…

22 minutes ago