maqedoni

Debati i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, Mexhiti: Po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e trashëguara

Zëvendëskryeministri i RMV, Izet Mexhiti ka reaguar se fundmi në lidhje me debatin i cili vijon prej kohësh në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe. Për studiuesit shqiptarë gjykojnë se nuk ka kthim pas sa i takon marrëveshjes mes dy vendeve për gjuhët. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Mexhiti shkruan se qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve.

Ai tha se për çështjen e gjuhës shqipe ata janë në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët. Mexhiti theksoi se askush nuk duhet ta ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë. Ai tha si qeveri po punojnë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojnë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë.

Të lidhura

None found

“Ju bëj thirrje të gjithëve për qetësi dhe gjakftohtësi. Qeveria ka punuar dhe po punon për të tejkaluar sfidat dhe për ulje të tensioneve. Për çështjen e gjuhës shqipe ne jemi në të njëjtën anë me të gjithë shqiptarët. Askush të mos ketë as dilemën më të vogël lidhur me këtë! Të drejtat e fituara nuk mund të suprimohen dhe as të abrogohen. Për këtë jemi garantues ne, përfaqësuesit e popullit në institucione.

Si qeveri po punojmë në gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për problemet e krijuara e të trashëguara dhe për këtë po harmonizojmë veprimet, qëndrimet dhe orientimet me të gjithë aktorët dhe faktorët relevantë shoqërorë. Qeveria është në veprim dhe koordinim të përhershëm. Bashkë me Parlamentin dhe aktorët tjerë shoqërorë jemi duke ndjekur me vëmendje çdo veprim, çdo qëndrim publik, çdo aksion e reaksion. Si institucione të përgjegjshme nuk do të lejojmë abrogimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe as rrënimin e frymës së bashkëjetesës që e garanton Marrëveshja e Ohrit.

I përkrahim të gjitha iniciativat publike, individuale ose kolektive të cilat për qëllim kryesor kanë ruajtjen por edhe avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Betejat e përditshme politike dhe interesat e partive politike janë më pak të rëndësishme se gjuha shqipe. Ju bëj thirrje edhe njëherë të gjithëve që të ruajmë qetësinë dhe gjakftohtësinë”, ka shkruar ai.

të fundit

Sot protestë kombëtare/ Studentët mblidhen sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit! Të rinjtë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Studentët do të zhvillojnë sot protestë kombëtare në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë refuzojnë dialogun me kryeministrin,…

13 minutes ago

Parashikimi i motit 7 Nëntor 2026, kthjellime dhe vranësira të përkohshme

Vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.…

20 minutes ago

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

3 hours ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

3 hours ago