Categories: kosovë

Gucati: Fyerjet ndaj Bashkim Jasharit janë të turpshme, drejtësia duhet të ndërhyjë

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), ka dënuar publikisht gjuhën fyese të përdorur ndaj Bashkim Jasharit, duke e cilësuar atë si të papranueshme, skandaloze dhe të turpshme.

Gucati ka deklaruar se sulmet verbale ndaj Jasharit, pjesëtar i familjes emblematike Jashari, nuk përbëjnë vetëm mungesë respekti ndaj tij, por prekin edhe sakrificën e një familjeje që dha gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

“Është e papranueshme, skandaloze dhe e turpshme që një person si Bashkim Jashari, i cili vjen nga familja heroike dhe emblematike Jashari, të quhet ‘palaqo’ dhe të fyhet. Kjo është familja që sakrifikoi gjithçka, deri te më i vogli, për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të OVL-UÇK-së, një komunikim i tillë pasqyron vogëlsi, mosmirënjohje dhe shpërfillje ndaj historisë dhe sakrificës kombëtare.

Ai ka nënvizuar se mbiemri Jashari nuk është thjesht një emër familjar, por mbart simbolikën e lirisë, krenarisë dhe amanetit kombëtar.

Gucati u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që të reagojnë ndaj kësaj gjuhe dhe të marrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave përgjegjës.

“Organet e drejtësisë duhet të veprojnë pa hezitim përballë kësaj gjuhe të ulët dhe të papranueshme. OVL-UÇK e dënon fuqishëm këtë gjuhë skandaloze e të turpshme dhe do të qëndrojë në mbrojtje të dinjitetit të vlerave tona dhe të atyre që sakrifikuan për këtë vend”, ka theksuar Gucati.

Në përmbyllje, ai ka kujtuar sakrificën e madhe mbi të cilën u ndërtua liria dhe ka kërkuar respekt për familjen Jashari dhe kontributin e saj.

“Liria nuk u dhurua, por u pagua me gjak. Të respektosh familjen Jashari do të thotë të respektosh vetë lirinë tonë!”, ka përfunduar Gucati.

të fundit

Tensione në protestë/ Policia merr urdhër për të vepruar kundër qytetarëve: Qëlloni me p*umba gomë!

Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, situata në protestën kombëtare të 28 Nëntorit, është përshkallëzuar para Kryeministrisë. Në mes të…

7 minutes ago

Prokuroria ndalon punimet për muralin e Nënës Terezë, Rama njofton pezullimin e ndërhyrjeve

Prokuroria e Shtetit ka vendosur të mos lejojë vazhdimin e punimeve për vendosjen e muralit të Nënës Terezë në Prishtinë,…

11 minutes ago

Tensionohet protesta para Kryeministrisë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion, protestuesit hedhin molotovë

Situata është tensionuar para Kryeministrisë, ku policia nuk ka lejuar grumbullimin e protestuesve në këtë zonë. Efektivët kanë ndërhyrë për…

12 minutes ago

PSG shqyrton afrimin e Estevaos nga Chelsea për 34 milionë euro

Kampionët francezë dhe evropian, Paris Saint-Germain synojnë të përforcohen në krahët e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe tashmë…

14 minutes ago

Përshkallëzohet protesta e 28 Nëntorit në Tiranë/ Hidhet molotov drejt Ministrisë së Infrastrukturës (VIDEO)

Tensione janë shënuar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku është hedhur molotovi i parë në drejtim të…

22 minutes ago

VIDEO/ Autokolona mbërrin në Tiranë, shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës kombëtare në sheshin “Skënderbej”

Këtë të shtunë, 28 nëntor 2026, autokolona e shqiptarëve nga diaspora ka mbërritur në Tiranë, në protestën kombëtare të 28…

32 minutes ago