Debate në mbledhjen e Universitetit të Tetovës / Ministrja e Arsimit refuzon gjuhën shqipe: Gjuhë zyrtare në Maqedoni është maqedonase

Ministrja e Arsimit e Maqedonisë së Veriut mori pjesë sot në një debat që u zhvillua në Universitetin e Tetovës për Ligjin e ri për Arsim të Lartë. Janevska gjatë mbledhjes ku po debatohej në lidhje me propozimet për ndryshimet për ligjin e arsimit të lartë, kërkoi nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit që të flisinin maqedonisht, pasi ajo nuk e kuptonte gjuhën shqipe.

Ndërkohë, gazetarët kanë kërkuan që ministrja Janevska të ketë përkthyesin e saj, por ajo u përgjigj se gjuhë zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase.

PJESË NGA DEBATI:

Janevska: Maqedonia ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe. Unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por për të mos gabuar në përkthim, iu lutem që të më përktheni në mënyrën më të kulturuar.

Gazetarët: Herën tjetër kur të vini në Tetovë duhet të merrni përkthyes, ju detyron ligji.

Janevska: Nuk më detyron ligji, a doni ta prishni e të flasim për ligjin? Doni të prishni ngjarjen e bukur për të cilën unë kam ardhur këtu sot?

Gjatë takimit, Universiteti i Tetovës kërkoi tërheqjen e propozimit të Ligjit të arsimit të lartë, pasi vlerësoi se cenon autonominë universitare.


Shtuar 26.02.2026 23:03